Fier-Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit të saj, u arrestua nga policia në Fier.
Ndaj D. Sh., gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në 23 nëntor dhe 23 dhjetor 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për “Dhunë në familje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, informoi sot policia.
Operacioni u kodua “Waiting”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Komento