Një 27-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 7 vite burg në Greqi, është ekstraduar drejt vendit tonë falë një bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina.
Mësohet se shqiptari i ekstarduar është Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/ Dibër i cili rezulton i dënuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë në dhjetor të vitit 2017 e ka dënuar 27vjeçarin, me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Mësohet se Leo Roçi , në bashkëpunim me shtetas të rtjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V.
Njoftimi i plotë :
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 7 vjet burg. U krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar :
Leo Roçi, 27 vjeç, banues në Peshkopi/Dibër. Shtetasi Leo Roçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë me datë 06.12.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datë 11.01.2015, shtetasi Leo Roçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A.V. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Komente









