I shpëtoi Vettingut por jo hetimit/ KPK çon “peshkun e madh” Imeraj në Prokurori

I shpëtoi Vettingut por jo hetimit/ KPK çon “peshkun e madh” Imeraj në Prokurori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar sot se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, i ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur që të ndërpriste Vettingun për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Imeraj më 5 mars 2018 pas dorëheqjes së gjyqtarit në datë 31 janar.  Kështu ndaj Besnik Imerajt nuk do të ketë asnjë rivlerësim, pasi ka hequr dorë sistemi i drejtësisë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të hetohet penalisht për punën e tij gjatë kohës kur ushtronte funksionin e gjyqtarit.

Një logjikë e tillë vlen edhe për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili pasi i shpëtoi gjithashtu vetingut pas dorëheqjes për të vijuar punën në sistemin e drejtësisë, mund të ndiqet gjithashtu penalisht për veprimtarinë e tij si kryetar i organit të akuzës.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës