Skandal në Elbasan/ Hapi restorantin fshehurazi në 'sytë' e prokurorisë, 3 të infektuar, 12 të tjerë të dyshuar

Skandal në Elbasan/ Hapi restorantin fshehurazi në 'sytë' e prokurorisë, 3 të infektuar, 12 të tjerë të dyshuar

Lagjja ku punonte dhe jetonte i infektuari

Pronari i një restoranti në lagjen '5 Maji' në Elbasan është infektuar me koronavirus. Ai dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë. Në këtë restorant dyshohet se është infektuar kasapi i cili u konfirmua para dy ditësh pozitiv. Ndërkohë që 62-vjecari që punonte në një dyqan mishi që furnizonte restorantin dhe që rezultoi pozitiv infektoi edhe gruan duke u vetëkarantinuar në banesë. Për fat të mirë anëtarët e tjerë të familjes së kasapit nuk janë prekur. 

Por infektimi i 46-vjeçarit që u soll sot nga Elbasani me urgjencë te spitali 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë ka shtuar frikën në Elbasan, së pari te bluzat e bardha pasi pronari i restorantit ka një të afërme infermiere që i ka shërbyer, por edhe te klientët që kanë frekuentuar në këto ditë që ka qenë hapur. Tashmë pritet përgjigja e analizave të tamponëve për 12 persona të tjerë që kanë pasur kontakt me pronarin e restorantit dhe që dyshohet  se janë prekur.


Lajmi kryesor:

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja në 2 javët e fundit në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv me COVID-19 (383 në total)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin