TIRANË- Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Bilanc pozitiv ka pasur edhe numri i të shëruarve, ku gjatë 24 orëve 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131. Rezultat të këtij bilanci të ulët të rasteve të reja, për ministrinë e Shëndetësisë është hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve, sipas së cilëve ka funksionuar në mënyrën e duhur.
Harta e qyteteve të prekura nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë, Elbasan, Korçë, e ndërsa duket se ka pasur një frenim në qytetin e Shkodrës, të cilën kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi si një "bombë me sahat", pasi pati një shpërthim të menjëhershëm të të infektuarve që erdhën si pasojë e mosrespektimit të masave të marra.
Silva Bino, Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë, në komunikimin e përditshëm për mediat, ka bërë me dije se aktualisht në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 3 të intubuar. Deri më tani, kanë humbur betejën me këtë sëmundje 22 qytetarë.
Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
Tiranë 181 raste
Shkodër 44 raste
Durrës 38 raste
Fier 26 raste
Korçë 17 raste
Lezhë 14 raste
Has 12 raste
Elbasan 11 raste
Kavajë 8 raste
Lushnje 5 raste
Krujë 5 raste
Vlorë 5 raste
Rrogozhinë 4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste
Berat 2 raste
Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër kanë vijuar gjurmimin dhe kryerjen e testeve për persona të cilët dyshohen se mund të jenë prekur nga Covid-19. Një ditë më parë, u bë publik fakti që një infermier i bluzave të bardha në Shkodër është prekur nga Covid-19 i cili i ka shërbyer të ndjerës 80-vjeçe e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Specialistët e DSHP kanë testuar 14 persona nga bluzat e bardha të dyshuar ndërkohë që janë kryer teste edhe tek familjarët e infermierit të prekur ndërkohë janë marrë mostrat edhe të dy personave nga Malësia e Madhe.
Mes 15 të shëruarve është edhe një infermierë. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke shkuar kështu në total në 22 numri i bluzave të bardha të shëruara.
"Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1 infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP. Shkon në 22 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19. Deri tani 131 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur COVID-19", shkruan Manastriliu.
Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka sqaruar se në Shkodër, qyteti ku ka pasur një shpërthim të COVID-19 janë kryer më shumë se 200 testime.
"Në Shkodër janë kryer rreth 200 testime, strategjia e ndjekjes ka qenë e njëjtë në të gjithë vendit, por hetimi epidemiologjik ka qenë i veçantë në varësi të karakteristikat të veta", tha Bino.
Ndërkohë ajo ka bërë me dije se një test i ri për që do të vijë në ndihmë për specifikimin e diagnozës së sëmundjes.
"Do të aplikohet një test i ri, por për personat në ndihmë të diagnozës që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Sa i përket matjes së imunitetit po planifikohet dhe do të kryhet sapo të jetë gati", tha Bino.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se pjesa më e madhe e vatrave të infeksionit në javët e fundit janë kryesisht familjare, pra nuk kemi të bëjmë me transmetime të komunitare.
Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino tha se në javët e para ka pasur raste të të infektuarve nga zonat e prekura, e ndërsa në javët në vijim ka pasur transmetime brenda të afërme, për këtë arsye vuri theksin se duhet të ketë një kujdes të shtuar edhe brenda familjeve.
"Në Tiranë ka disa vatra infeksioni, janë kryesisht vatra familjare, nuk janë transmetime të gjëra komunitare. Në dy javët e para kemi pasur raste apo grupime të lidhur me një person që kishte udhëtuar, në ditët e fundit jo, por kryesisht vatra familjare", tha Bino.
Tirana ka pasur numrin më të lartë të bluzave të prekura me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se përveç Tiranës, ka pasur mjek të konfirmuar pozitiv me koronavirus edhe në Durrës, Korçë dhe Lushnje, me nga një rast secilit. Shefja e departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka bërë me dije se gjysma e mjekëve të prekur me koronavirus janë shëruar.
"41 raste nga stafi mjekësor, kryesisht nga Tirana, Durrësi, Korça dhe Lushnja, nga një rast. Dhe në Tiranë, gjysma e tyre është e shëruar", tha Bino.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka pasur gra shtatzëna që janë prekur me COVID-19, por kanë theksuar se gjendja e tyre Shëndetësore ka qenë e mirë.
"Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar", tha Bino.
Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i restorantit, pronari i së cilit u konfirmua me COVID-19. Gjithashtu, dezinfektimit iu nënshtrua edhe banesa dhe zona përreth, si një masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ky pronar dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë dhe dyshohet se është bërë shkaktar për infektimin edhe të 2 personave të tjerë me të cilit kishte pasur kontakte.
11 personel mjekësor të cilët i kanë shërbyer 75-vjeçarit i prekur me COVID-19, kanë rezultuar negativ! Një lajm i tillë është konfirmuar ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, e ndërsa për këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e kryetarit të Bashkisë, Adriatik Zotkaj.
"Super lajm mëngjesi i sotëm! Të gjithë analizat e stafit mjekësor Poliçan negative", shkruan Zotkaj.
Rasti i sotëm në qytetin e Korçës që ka rezultuar poizitv me COVID-19 është i një punonjësi në drejtorinë e kufirit. Dyshohet se ai është infektuar më herët nga kolegu i tij, i cili ka rezultuar pozitiv. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i vetëkarantinuar në banesën e tij.
Lagjja ku punonte dhe jetonte i infektuari
Pronari i një restoranti në lagjen '5 Maji' në Elbasan është infektuar me koronavirus. Ai dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë. Në këtë restorant dyshohet se është infektuar kasapi i cili u konfirmua para dy ditësh pozitiv. Ndërkohë që 62-vjecari që punonte në një dyqan mishi që furnizonte restorantin dhe që rezultoi pozitiv infektoi edhe gruan duke u vetëkarantinuar në banesë. Për fat të mirë anëtarët e tjerë të familjes së kasapit nuk janë prekur.
Por infektimi i 46-vjeçarit që u soll sot nga Elbasani me urgjencë te spitali 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë ka shtuar frikën në Elbasan, së pari te bluzat e bardha pasi pronari i restorantit ka një të afërme infermiere që i ka shërbyer, por edhe te klientët që kanë frekuentuar në këto ditë që ka qenë hapur. Tashmë pritet përgjigja e analizave të tamponëve për 12 persona të tjerë që kanë pasur kontakt me pronarin e restorantit dhe që dyshohet se janë prekur.
Urojme tja dalim( dhe do tja dalim).Tani te flasin VETEM specialistet! Masat shtrenguese duhet te vazhdojne minimumi dhe 10 dite! Qeveria( sidomos z.Rama) ti lej perplasjet( kunjat) me kundershraret POR te merret me trajtimin ekonomik te situates!!Shume flet po PAK eshte bere! Nuk zgjidhet situata me fjal e premtime,me qytetar qe perfitojne e qe nuk perfitojne,me burgosje e gjoba te pakumtimta! As me qeset qe ndan lali Eri e ndonje pasunik"zemergjer" ne TV!Ka ketu aq te pasue sa nuk dine sa shtepi e makina kane lere mo se sa lek(€.$.£) ! Atje shiko z.Rama! Jo duke me mbyll biznesin( me te drejte) e duke me detyru me pagu qera!( kompesoje ti qerane qofte me nje pages lufte per te zotet e prones)!
Përgjigjupo keta mjeket e prekur ishin te vjes se zjarrit te gjithe????
PërgjigjuBurg pronarit qe vuri ne rrezik gjithe ata njerez
PërgjigjuHahahahahahahaha vertet mendoni qe ne shtetin ku ka qene kryeminister Saliu Meta Rama bejne test ne te vertete hahahahahahaua.Thjeshte dalin ja fusion numra kot
Përgjigju