I shumëkërkuari shqiptar kapet në Belgjikë, drejtësia italiane e ka dënuar me 28 vite burg, përdorte identitetin e një shtetasi grek

I shumëkërkuari shqiptar kapet në Belgjikë, drejtësia italiane e ka dënuar me 28 vite burg, përdorte identitetin e një shtetasi grek

Ilir Pere, Belgjikë

Ilir Pere, i shumëkërkuari nga drejtësia italiane është ndaluar në Belgjikë. 48-vjeçari nga Gramshi kishte marrë identitetin e një burri grek nga Peleponezi, Nikolaos Liarakos.

Me emrin grek ai trafikonte drogë dhe shiste armë në vende të ndryshme të botës. Hetuesit italianë, flasë një bashkëpunimi me policinë belge, e gjetën atë në Liege ku po mbahet tashmë i ndaluar. Prokurori i Catanzaraos, Vincenzo Capomolla, deputetit Giancarlo Novelli dhe prokurorja antimafia Stefania Paparazzo, shkuan për ta marrë në pyetje në Belgjikë.

Ilir Pere duhet të vuajë një dënim të formës së prerë me 28 vite burg dhe është në hetim në kuadër të operacionit ‘Gentelman 2’ që rindërton sfondin e një trafiku droge të ngritur mes Sibartide dhe Gjermanisë.

Shqiptari i shumëkërkuar ka rrëfyer përpara magjistratëve italianë se quhet Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos. Ai gjithashtu pranoi se ka përdorur platformën Sky-Ecc për një kohë të gjatë me miqtë e tij kalabrezë aktivë në zonën e Cassanos, por duke mohuar të kishte luajtur rol të rëndësishëm në botën e trafikut të drogës.

Ai pretendonte se kishte blerë armë të fuqishme, por vetëm sepse kishte ndërmend të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij që dyshohet se ishte vrarë dhe djegur nga shqiptarë të tjerë.

Sa i përket telefonave dhe celularëve të koduar, ai shpjegoi se ishte e mundur të bliheshin nga furnizuesit turq dhe pakistanezë, por vetëm nëse rekomandoheshin nga njerëzit e duhur. Ai donte të fliste me prokurorët italianë në italisht dhe jo në shqip, duke hequr dorë nga nevoja për një përkthyes.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar