I skualifikuari i madh është 'Komisioni Ruli- Nishani'

I skualifikuari i madh është 'Komisioni Ruli- Nishani'

Lulzim Basha me antarët e Komisionit të Vlerësimit

Nga Mero Baze

Kompletimi i drejtuesve të qarqeve nga Partia Demokratike, provoi keqpërdorimin dhe talljen që ju bë Komisionit “Ruli-Nishani”, nga kreu i PD Lulzim Basha.

Në fund të procesit të ashtuquajtuar “paraeleminator” në Partinë Demokratike, e vetmja gjë e eleminuar është puna e Komisionit.

Lulzim Basha për të hequr përgjegjësinë nga vetja, ngriti këtë Komision gjoja të pavarur vlerësimi për cilësinë e kandidatëve, dhe sot rezultoi se asnjë nga kriteret e shpallura të tij nuk u respektua, asnjë nga vlerësimet e tij për skualifikim nuk u respektua, plus anëtarë të Komisionit që u trajtuan si të pavarur, u shpallën vetë drejtues qarqesh.

Kështu, Mark Marku, drejtues i Qarkut të Lezhës, pasi përzgjodhi kandidat për gjithë Shqipërinë, vetë përzgjidhet nga Basha të jetë i pari i Qarkut të Lezhës, ndërkohë që kriteri i Komisionit ishte se, anëtarët do qendronin larg garës.

Më tej akoma, Tritan Shehu, i skualifikuar nga ky Komision për mungesë mbështetje në bazë të partisë, u zgjodh sot drejtues i Qarkut të Gjirokastrës.

Të kualifikuarit e Komisionit nuk i hyjnë më në punë askujt, pasi ata po prezantohen si pjesë e të drejtës së kryetarit për të mbushur 20 për qindëshin kryesor të listës, çka është në të vërtetë e gjithë pjesa fituese e listës.

Zhvlerësimi i Komisionit duket se mori rrugë nga momenti kur Berisha u përfshi në polemikë publike me Genc Rulin, pas sugjerimit të tij që Berisha nuk duhet të kandidonte.

Ai tha se Ruli shpesh është “viktimë  e mençurisë së vet”, dhe në fakt prej atij momenti Basha zhvlerësoi vendimet e Komisionit dhe e bëri atë të paqenë si institucion, edhe pse e trumbetoi si zgjidhje demokratike.

Po ashtu, Komisioni duket se i hapi telashe dhe nga budallallëku Brenda, Partisë Demokratike, kur Bujar Nishani u përfshi në polemika me Romeo Gurakuqin, duke e akuzuar me dokumenta fallco për bashkëpunëtor Sigurimi dhe duke ngjallur ilaritet në degën e Shkodrës.

Zhvlerësimi i Komisionit me sa duket u bë i nevojshëm nga Berisha, si një gjë që nuk vlen dhe që PD nuk duhet ta marrë parasysh.

Tani të vetmit fatkeqë janë disa të skualifikuar, të cilët nuk kanë të gjithë fatin e Tritanit, por që kanë të drejtë të pretendojnë të jenë diku në listë, edhe pse jo në krye.

E vetmja risi që solli ishte polemika e Nishanit me Gurakuqin, por atë budallallëk Bujari mund ta bënte dhe pa qenë në Komision.

Kurse meraku i Besnik Mustafajt, se fjala e tyre do të dëgjohej, është realizuar. Fjala është dëgjuar, por nuk është pranuar.

Komisioni që u ngrit për të skualifikuar më të dobëtit, në fund doli e vetmja gjë e skualifikuar nga ky proces.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 04/02/2021 00:07

    Opozita ika zyratbule Lane dhe produkt i Lanes eshte.

    Përgjigju
  • Corri: 03/02/2021 19:58

    Cfare pene e arte, new York times eshte pak per nje gazetar te tille. Bravo se si ke lene gje opozites. Bota duhet te krijoje nje cmim special per gazetarin me te mire qe su le kusur opozitave. Mero do ta fitoje patjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja