I tha gruas se do të pinte kafe, humbi kontaktet në nëntor të 2017-ës, familja në kërkim të 76-vjeçarit nga Tirana

Historia e një të moshuari 76-vjeçar Fatlli Varvarica që ka humbur kontaktin me familjen që prej 2 nëntorit  të vitit 2017-të, nga Tirana  është trajtuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Pa gjurmë". I biri dhe familja e kërkon prej gati dy vitesh , dhe deri më sot nuk dinë asgjë për fatin e tij .

Fatlli dhe Fatime Varvarica nga Tirana u njohën nga një miqësi e përbashkët dhe në vitin 1966 vendosën që në lidhjen e tyre ta kurorëzonin në martesë. Danjela ishte fëmija e parë i çiftit i cili erdhi në jetë duke sjellë gëzim në familjen e re të çiftit sapo ishte ndërtuar. Shumë shpejt familja do të bekohej me një tjetër fëmijë  Gentjanin. Jeta rrjedh mes një harmonie familjare, sakrificash për të rritur dy fëmijët e tyre me një dashuri të pamatë.

Gentjani u martua në vitin 2008-të. Me të sistemuar fëmijët , kur secili kishte ndërtuar jetët e tyre familja Varvarica vendosi të blinte një tjetër apartament në qytetin bregdetar të Durrësit. Kryefamiljari Fatlliu shkonte shpesh atje, qëndronte  2 ditë, me raste edhe një javë për të pushuar. Në studion e emisionit "Pa Gjurmë"  ishte sot djali i 76-vjeçarit i cili rrëfeu  historinë e familjes së tij duke treguar se babai së bashku me mamanë, si çift në pension që ishin e kishin shndërruar prej vitesh në ritual pirjen e kafesë së mëngjesit tek pazari i ri ku shijonin bisedat e përditshme së bashku.

Gentiani tregoi se ishte mëngjesi i datës 2 i muajit nëntor , tw vitit 2018-të, kur ai doli nga shtëpia për të pirë kafen e mwngjesit por nuk u kthye më kurrë.

 

Atë ditë kishin dalë për të marrë pensionin bashkë me mamanë . Ishin kthyer në shtëpi dhe kishte lënë pensionin në tavolinë. Kishtë marrë vetëm 1500 lekët të vjetra .dhe i kishtë thënë mamasë se do dilte nga pazari i ri , ku shkonte çdo mëngjes për të pirë një kafe.  ikur sipër nga pazari i ri shkollae bashkaur. Nga ora 12.30 merr mamin në telëfon dhe I kishte thënë mamasë jam në Durrës nisem tani. Mamaja kishte pritur të kthehej deri në orën 4 dhe më mërrë në telefon e më trëgon që bai që nga mëngjesi nuk ka ardhur. Me ta marrë vesh unë nisem me makinë për në Durrës. Mendova mos ka ikur atje . Por shkova për të kontrolluar në shtëpinë tek shkëmbi i Kavajës në Durrës. Shtëpia ishte e sistemuar nuk ishte askush.

Gentian Varvarica, djali i 76-vjeçarit

Më tej Gentani tregoi  se familja e tij nuk kishte patuar asnjëherë konflikt me askënd dhe që pas ditës së largimit të 76-vjeçarit kishte bërë denoncim dhe në polici dhe që atëherë familja e kërkon në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.

Të nesërmen në mëngjes kam bërë denoncim në polici në rajonin numër 1 të policisë në Tiranë. Dosja e denocimit më pas është dërguar në Prokurori dhe nga hetimet e tabulateve telefonike.  Nga tabulatet u zbulua vendndodhja në Linzë të Tiranës. Ka rënë telefoni në orën 4 pasdite.  Telefoni në datën 2 kur u zhduk orën 7 pasdite është fikur telefoni , por asgjë nuk zbuluam në vazhdim për vendodhjen e tij. Nga natyra Ka qenë pak gjaknxehtë. Babai nuk kishte arsye të largohej sepse kishim kushte të mira ekonomike. Kam bërë 40 postera duke i vendosur në vende të ndryshme dhe afër bizneseve për ta kërkuar.Kemi qenë familje e rregullt. Fillova kërkimet dhe fillimisht  kemi provuar 4 ditë rrjesht, telefonin,  por është hapur në datën 3 dhe nuk është përgjigjur askush. Babai ka qenë mjaft aktiv e përshkonte rrugën gjithnjë në këmbë , dhe nuk kishte probleme shëndetësore.  Nuk dimë as si iku, ku iku , pse iku.

Sot 76-vjecari ka më shumë se një vit që mungon në familjen Varvarica. Familja ju drejtua emisionit 'Pa gjurmë' në kërkim të bashkëshortit, babait, gjyshit që u zhduk dy vite më parë duke mos lënë prapa asnjë gjurmë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen