I varuar nga droga! Biber tregon luftën që fama shkaktoi në jetën e tij (FOTO)

I varuar nga droga! Biber tregon luftën që fama shkaktoi në jetën e tij (FOTO)

Këngëtari i famshëm Justin Bieber në një postim në Instagram ka treguar të gjitha vuajtjet që i ka shkaktuar fama. 

Ai foli për sfidat që ka kaluar, të cilat i vijnë nga fama që në moshë të vogël, duke u shprehur se ishte vetëm 13 vjeç, kur admirohej nga miliona njerëz në mbarë botën.

‘Është e vështirë të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke”, shkroi ai.

“Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më.”

Nuk është hera e parë që këngëtari ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama.

Por në postimin në Instagram të hënën, Bieber shkon në detaje më të mëdha në lidhje me jetën e tij.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”, ka thënë Bieber.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë