Besnik Pudja i cili u gjet i pajetë në një kapanon hashashi në Malësinë e Shën Gjergjit në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë. 

Ky është konkluzioni i Prokurorisë së Tiranës e cila kërkon nga policia kryerjen e disa veprimeve proceduriale për zbardhjen e këtij krimi. 

Burime nga akuza e Tiranës bënë me dije për Report Tv se këtë hetim e kanë regjistruar si vrasje pa autor, paçkase materialet u referuan nga Komisariati nr. 4 në Tiranë, si vetëvrasje.
 
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua dhe një pistoletë ndërsa priten analizat e laboratorit kriminalistik që Prokuroria të vendosë nëse Pudja është vrarë apo vetëvrarë tetorin e vitit të shkuar.
 
Ndërkohë burimet sqarojnë se Prokuroria ka urdhëruar rimarrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në tetor për këtë ngjarje, pasi në deklarimet e tyre janë vënë re disa kontradikta në orare dhe mënyrën si kanë përshkruar ngjarjen.

besnik pudja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com