I vdiq gruaja 5 ditë pas martesës, 27-vjeçari del nga spitali dhe rrëzon pistën e vetëhelmimit (VIDEO)

LIBRAZHD - Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Teksa është mirë me shëndet, gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Hajdari, e cila ndërroi jetë më 13 dhjetor në dhomën e tyre të gjumit, vetëm 5 ditë pasi çifti ishin martuar. 

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndajres nga jeta të 19-vjeçares, ndërsa nga dëshmia e Olsi Hajdarit, 27-vjeç, bie poshtë pista e vetëhelmimit ose helmimit. 

Ai ngre dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prushë. 

Pasi kanë ngrënë darkë më prindërit e Olsit, çifti kanë marrë mangall me prush, e kanë vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë. Prej këtij momenti, Olsi Hajdari thotë se nuk mban mend asgjë. 

Dhoma ka pasur derë e dritare të mbyllur, e dyshohet që çifti të jenë asfiksuar. E para që ngriti dyshime se diçka nuk shkonte me ta ishte nëna e Olsi Hajdarit që i ka shkuar në dhomë pasi askush nuk po dilte edhe pse kishte kaluar mëngjesi. Nusja kishte ndërruar jetë, ndërsa Olsi ishte në gjendje të rëndë teksa i dilte shkumë nga goja. Në gjuhën e mjekësisë ligjore, kjo quhet "vdekje e ëmbël". Me çlirimin e gazit dhe tharjen e ajrit si pasojë e mungesës së oksigjenit, trupi bie dalë ngadalë në gjumë pa pasur asnjë mundësi reagimi.

Prindërit e çiftit kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë. Ata janë shprehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.

Deri para martesës, Olsi Hajdari prej disa vitesh qëndronte dhe punonte në Greqi, ndërsa e fejuara e tij 19-vjeçare qëndronte në Shqipëri, ku herë pas here e vizitonte dhe familjen e të fejuarit në Xhyrë.

Por vëllai i Rezartës,  pretendon se motrën ia kanë vrarë dhe njëkohësisht kërkon zbardhjen e së vërtetës. "Kush ta bëri këtë të keqen lali, një javë që u martove. Ku e le lalin ti të keqen lali", shprehej ai teksa shpërthente në lotë jashtë spitalit të Elbasanit. 

"Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë helmuar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli. Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta", -  shprehej sot në një intervistë për gazetën Shqip vëllai i Rezartës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 16/12/2019 10:47

    SA gjynah vajze e re ngushllime dy familjeve,ne Macukull be fshatin Tim Kan vdekur dy vellezer nga mangalli I prushit,eshte tmerr mjer kujt I bie,por gazetat Thane ndryshe qe Jane helmuar.E mbeshtes pa kushte Kryeministrin per keto lajme te paskrupullta dhe te paverteta qe ja dyfishojne dhimbjet familjeve dhe njerzeve ne situata te tilla,FJALA KAZAN esht shum Pak eshte perkedhelje.

    Përgjigju
  • Konjak: 16/12/2019 07:56

    Ngushullime familiareve te vajzes ,por edhe te dialit;sepse tashme vajza ishte pjese e families se tyre.Sigurisht qe te dya keto familie jane ne zi per njeriun e tyre te dashur.Dua tju them se di, se paku dy 2 raste fatkeqesish me nje mjet ngrohes te tille .Ne njerin rast ,nje cift pleqsh u helmuan ,si rezultat gruaja shpetoi dhe burrit ju prene kembet .Ne rastin e dyte ,cifti shpetoi ,mbasi femia i tyre telefonoi nga Greqia nje te afermin e tij, se prinderit s'po i pergjigjeshin ne telefon maten e vitit te ri .I bera te njohura keto dy raste duke patur parasysh se ne fshaterat tona ,nuk ka perse shumti ngrohes te pa rrezikshem .Ruhuni nga mangalli ne dhoma te mbillura ,eshte teresisht i rrezikshem .Zoti na ruajt .Faleminderit.

    Përgjigju
  • doktoresh Ermjona: 16/12/2019 07:10

    Shqiperia akoma si ne mesjete ngrohen njerezit me mangall.Mangalli ose prushi kur shuhet ne ambient te mbyllur terheq tere oksigjenin dhe cliron helm dioksidin e karbonit duke u bere behet mjaft i rrezikshem mund te vdesesh ne gjum pa e ndjer fare.Jane me dhjetra raste te tilla.

    Përgjigju
  • KIRI: 15/12/2019 21:06

    MOS MBANI MANGALL ME PRUSH NE DHOME O NJEREZ ,,,SE ESHTE E RREZIKSHME,,MANGALLI MBAHEJ VETEM NE DHOMEN E PRITJES,,KU PERDOREJ PER TE NGROHUR MIQTE,,,,ASNJEHERE MANGALLI NUK U FUSTE NE DHOME SEPSE TE MBYT KJO DIHET,,,GABIM I MADH,,DHE ME SHUME FAJ KANE PRINDERIT E DJALIT ATY,,,ATA DUHEJ TA DININ SE MANGALLI NUK FUTET NE DHOME,,,DHOMA NGROHET ME RADIATOR,,DHE PARA SE TE FLIHET FIKET....GJYNAH PER VAJZEN,NGUSHELLIME FAMILJES,,,HAPNI SYTE O NJEREZ ,,MOS BENI ME KESHTU GABIMESH SE KUSHTOJNE JETE,,NUK ESHTE SHAKA....

    Përgjigju
    • Gezimi: 16/12/2019 00:14

      Dy raste te tilla kane ndodhur ne greqi tani vitet e fundit me pasoje vdekje eshte shume e rrezikshme. Ngushllime te dy familjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis