I vetmi i tradhtuar në fakt është Basha!

I vetmi i tradhtuar në fakt është Basha!

Lulzim Basha

Është folur shpesh për krizën brenda PD, se Basha është tradhtar i demokratëve!

Madje, është bërë një propagandë e madhe në radhët e simpatizantëve për t’ua ngulitur në kokë se Basha është tradhtar!

Aq e fortë ka qenë kjo propagandë, falë edhe mbështetjes së fuqishme të disa mediumeve, sa nëse  pyet demokratin më të ndershëm a është tradhtarë Basha? Ai menjëherë, pa u menduar dy herë të përgjigjet! Po! Por, nëse u kërkon demokratëve që besojnë në tradhtinë e Bashës  se  në çfarë e si i ka tradhtuar? Përgjigja e tyre është: Nuk e dimë, por e kemi dëgjuar! 

Në fakt në historinë më shumë se 2 vjeçare të krizës së PD dhe në veçanti të vitit të fundit i tradhtuar i vetëm është Basha! Të gjithë e tradhtuan!

Si e tradhtuan? Të gjithë ata që sot janë deputetë dhe janë kundër Bashës janë teorikisht deputetë falë Bashës! Praktikisht duhet të na e shpjegojnë Berisha dhe Basha se kush i ka diktuar, kushtëzuar, ka vendosur veton për listën e 2021! Por, gjithmonë parimisht, këta që sot janë deputetë dhe janë kundër Bashës janë aty  falë investimit të tij politik, besimit të tij e aprovimit të tij!

Tradhtinë në rastin e krizës së PD e kanë trajtuar edhe në këndvështrim kanunor! Në fakt është absurditet që kriza e PD, që duhet të ishte partia me liberale dhe më e përparuar në vend, akoma  ka diskurs të brendshëm të saj kanunin a thua sikur të ishin në kohën e bajraktarëve të dikurshëm që ndanin zonat e influencës dhe po ashtu territorin mbi bazën e marrëveshjeve gojore! Megjithatë, në asnjë literaturë moderne nuk ka asnjë lloj shpjegimi se politika funksionon mbi besën dhe mos mbajtja e kësaj të fundit është e konsideruar “akt tradhtie”! Politika njeh ekuilibrave dhe marrëveshje e kur këto nuk funksionojnë prishen!

Po pse i tradhtuar i vetëm është Basha? Sepse, edhe pas zgjedhjeve të fundit të 2021, ishin po këta që i besuan Bashës një mandat tjetër me procesin e njohur “një anëtar e një votë”! Jo vetëm kaq! Por, më vonë në Kuvend i bënë elozhe Bashës përballë Ramës, se ishte lideri i arritjeve të mëdha si anëtarësimi në Nato, liberalizimi i vizave, rruga e Kombit e për këtë arsye Rama as nuk kishte asnjë arsye të krahasohej me të!

Politika është ajsberg dhe thuajse gjithmonë militantët dhe votuesit shikojnë vetëm majën, ndërsa atë pjesën në thellësi e shikojnë vetëm protagonistët! Mbështetja e Bashës edhe pas zgjedhjeve të 2021 duke u rikonfirmuar ka disa dilema të mëdha:

Basha ju duhej vetëm për të fituar dhe për tu dhuruar pushtetin e ndoshta nuk do ta linin të bëhej as kryeministër. Prandaj, në këtë këndvështrim, me keqardhje them më mirë që nuk i fitojë zgjedhjet.

Basha de facto s’ka qenë asnjëherë kryetar i PD! Për këtë duhet të jetë vetë Basha që të na jap versionin e vërtetë të fakteve. Nëse është  e vërtetë pyetja më e rëndësishme është: Pse ka pranuar kushte të tilla?

Tradhtia reale ndaj Bashës fillojë pas ngjarjeve të janarit, ku atë që e frymëzuan për të qëndruar dhe po ata vetë e justifikuan qëndresën e tyre për shkak të parimeve, pa asnjë shkak real e tradhtuan dhe e lanë vetëm. As ketë demokratët nuk e morën veshtë asnjëherë të vërtetën pse ndodhi? As sot nuk e dinë realisht pse e çfarë ndodhi!

Marrëveshja aktuale ose  më mirë rikonforimi i marrëveshjes së 2008, në kontekstin po në kontektin aktual e kam analizuar se ndër qëllimet kryesore është defaktorizimi i Bashës në arenën politike. Sot, Basha, me siguri me vonesë, mbajti fjalën e tij në Kuvend e ndërsa ish të besuarit e tij qeshnin! Qeshja e tyre ishte një mesazh i rëndësishëm ndër personal, por edhe publik e politik! Basha ka pasur këshilltarë të gabuar dhe strategji të gabuar! Ai ka pritur me shpresën se ujërat do të qetësoheshin me kohën e për këtë arsye nuk mori asnjë masë për të ndërtuar diga që do e mbronin! Basha duhet të ishte në betejë të fortë politikë gjatë gjithë këtij harku kohor! Duhet të luftonte politikisht për padrejtësitë personale, por edhe për të mbrojtur interesat e demokratëve si lider që i ka drejtuar formalisht nga 2013 e deri më sot!

Tashmë, Bashës, me vonesë në aksion, nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të bëjë marrëveshje të sinqertët me demokratët dhe shqiptarët për të çuar përpara projektin e tij politik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës