TIRANË - Teksa Kleves Bitro, ish-shef i kabinetit të ish-Ministrit të Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera, ka bërë kërkesë për tu liruar nga qelia, njësia hetimore Task-Forcë ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas akuzës, Bitro dyshohet për “vjedhje duke shpërdorurar detyrën” në bashkëpunim me ish-ministrin Spiro Ksera. Bitro është në burg, ku po vuan dy dënime të tjera, të marra për abuzimin me detyrën.Në sallën e gjyqit Kleves Bitro nuk ka preferuar të flasë për akuzat edhe pse avokati ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë. Ksera në bashkëpunim me Bitron dhe 6 persona të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke përvetesuar rreth 30 mln lekë të reja.
Ksera apelon vendimin
Në një kohë kur prokuroria e Tiranës ka ndaluar Kleves Bitron të lirohet nga qelia, ditën e djeshme ish-ministri i Punës Spiro Ksera ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Një javë nga vënia e tij në pranga dhe caktimi i masës së sigurisë “arrest me burg" për akuzën e vjedhjes përmes “Shpërdorimit të detyrës” në kohën kur udhëhoqi ministrinë, Ksera ka depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirim.
Së bashku me ish-ministrin e akuzuar për vjedhjen e 30 milion lekëve, Apelit i është drejtuar dhe Artevis Mene ish-jurist në Ministrinë e drejtuar nga Ksera gjatë qeverisë "Berisha 2". Më 31 janar gjykatësi Ilir Çeliku caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-ministrin, ndërsa avokati deklaroi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi Ksera nuk ishte pyetur asnjëherë gjatë periudhës së hetimit për akuzat që ka ngritur Prokuroria e Tiranës.
Sipas hetimeve të prokurorit Ndini Tavani janë 6 aktivitete sociale për të cilat janë marrë 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit, por se ato nuk janë zhvilluar. Sipas Prokurorisë, janë falsifikuar dokumentet me të cilat është pretenduar kryerja e aktivitete për romët, shtresat në nevojë dhe moshën e tretë.
Abuzimi me vizat e SHBA
Ish-ministri i Punës Spiro Ksera që prej 1 jave ndodhet në qeli për 6 abuzime me aktivitetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale,ndodhet nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë dhe për një çështje tjetër,shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA. “Shqiptarja.com” mëson se ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë, që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për “zyrtarët” e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera.
Burimet pranë prokurorisë thanë se Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë, duke u maskuar si punonjës të Ministrisë së Punës, ka drejtuar këtë dikaster si dhe ka firmosur për marrjen në punë të tre individëve, të cilët disa kohë më parë janë kapur në SHBA, me dokumenta të parregullta. Për këtë çështje ka qënë nën hetim dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kleves Bitro, i cili tashmë është dënuar për këtë krim.Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë.Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ambasada Amerikane.
Dosjet e pastrimit të parave, nxjerrin vendin nga lista e zezë. Shqipëria del nga monitorimi si vend ku pastrohen financat e krimit të organizuar
Thellimi i hetimit në disa procedime për pastrimin e produkteve të veprës penale (pastrim parash), ka sjellë nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e vendeve që janë klasifikuar si parajsa fiskale ku persona të inkriminuar legalizojnë të ardhura e tyre të fituara nga veprimtaritë kriminale. Lajmi u bë i ditur nga kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, gjatë analizës vjetore të kësaj prokurorie, ku Fusha evindetoi disa procedime për pastrim parash të prokurorisë që ai drejton, të cilat kanë ndikuar në raport-vlerësimin, që solli dhe heqjen e Shqipërisë nga lista e zezë e vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale.
Më tej Fusha u ndal dhe tek bashkëpunimi me policinë duke u rikujtuar drejtuesve të policisë se duhet të jenë më praktikë në punën e tyre, dhe jo të referojnë në prokurori, çdo kallëzim që u vjen në polici.Në këtë analizë vjetore u kritikuan dhe oficerët e policisë Gjyqësore, të prokurorisë dhe policisë, të cilët sipas shefave të tyre nuk kanë kryer në disa raste punën në kohë. Nga ana tjetër, kryeprokurori Adriatik Llalla, u shpreh i kënaqur me punën e prokurorisë së Tiranës, e cila sipas tij ka dhe peshën më të madhe në luftën kundër kriminalitetit.
Prokuroria si “Kombinat”
Viti 2015 ka qënë viti më i ngarkuar për prokurorët e Tiranës, ku mesatarisht një prokuror ka administruar diku tek 500 kallëzime në një vit. Numri i madh i dosjeve e bën prokurorinë e Tiranës si një “kombinat”, pasi dhe volumi i punës është tepër i madh.Më konkretisht gjatë vitit 2015 janë regjistuar rreth 16.500 kallëzime, që i bie rreth 1100 më shumë se një vit më parë. Ndërkohë është vendosur mosfillimi për rreth 6000 referime, një pjesë prej të cilave të dorëzuara në fund të vitit 2014. Në bazë të këtyre shifrave, dëshmohet rritja e rolit kontrollues paraprak mbi materialet e referuara.Gjithsesi, shqyrtimi i këtyre materialeve ka marrë kohën e saj, duke ndikuar në rritjen e panevojshme të volumit të punës për prokurorët.
Në 2015, 137 pafajësi
Gjatë vitit 2015, janë përfunduar gjykimet për 4395 procedime penale me 4944 të pandehur. Në kërkesat përfundimtare prokurori ka kërkuar, dënim me burgim për 2922 të pandehur, ndërsa për të tjerët dënime alternative. Në 35 raste prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes ose të gjykimit dhe në një rast ka kërkuar tërheqjen e akteve.Ndërkohë që Gjykata ka vendosur, dënim me burgim për 2025 të pandehur, për të tjerët dënime alternative, si edhe pafajësi për 137 të pandehur. Në 792 raste, prokurori nuk ka qenë dakort me vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com