KORCE - Prokuroria e Korçës kërkoi 14 vite burg për ish-drejtuesin e e një banke të nivelit të dytë në Bilisht, i cili në bashkëpunim me pesë punonjës të tjerë të bankës, grabiti 3 milionë euro nga llogaritë e 57 klientëve. Në total, akuza kërkoi ndëshkimin me 52 vite burg por në sajë të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit ulet me 33 vjet burg. Kështu, për ish-drejtuesin e bankës, Blendi Topalli u kërkua dënimi me 14 vjet burg, për Ervin Xhaxhin 12 vjet, për Floralba Andrean 1 vit e 4 muaj, për punonjësit Juluan Kosho, Kimet Hoxha dhe Lorenc Ballco u kërkua 2 vjet heqje lirie.
Të akuzuarit në bashkëpunim kanë arritur të marrin shumën prej rreth 3 milionë euro nga llogaritë bankare të 57 klientëve të kësaj banke në Bilisht. Hetimet kanë zbuluar se Blendi Topalli këto para i ka marrë ose duke i tërhequr drejtëpërdrejtë ose duke i trasnferuar në kundërshtim me ligjin në llogari të të njohurve e miqve të tij, apo të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Klientët i kishin depozituar paratë me afat 1-vjeçar, ndërsa ish drejtori Blendi Topalli i “joshte” duke i dhënë kontrata depozite me përqindje interesi më të lartë nga ajo që realisht ofronte kjo bankë. Për të mos rënë në sy, kontratat Topalli, i mbante të regjistruara vetëm në kompjuterin e tij.
Nëpërmjet punonjësve të tij, Topalli nëpërmjet depozitave të klientëve ka hapur overdraft pa praninë dhe pa pëlqimin e klientëve, dhe më pas këto shuma lekësh i trasnferonte tek persona të tjerë, të njohur të tij apo të njohur të Ervin Xhaxhit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com