Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi: Bujar Sheshi ish-sigurims, KLP-ja të marrë vendim

TIRANË - Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë ka shqyrtuar sot çështjen “Sheshi” dhe ka arritur në përfundimin se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin. “Në vlerësim të Komisionit të Pavarur, nisur nga Vendimi i Autoriteti për Informim, vlerësohet si në kushte të pazgjedhshmërisë në ushtrimin e funksionit dhe kandidatët për KLP, qenia anëtarë, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”.

Në përfundim, Komisioni i Pavarur i Monitorimit rekomandon, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mblidhet menjëherë dhe të marrë një vendim për këtë çështje, të cilën edhe ky komision e quan me ndjeshmëri të lartë publike. Po ashtu, Komisioni i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të thërrasë në dëgjesë anëtarët e autoritetit të hapjes së dosjeve, për të dhënë shpjegime pse janë vonuar verifikimet e prokurorit Bujar Sheshi, si dhe të raportojë nëse ka raste tjera të ngjashme gjatë ngritjes së organeve të reja të drejtësisë, kur Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka vonuar përgjigjet tej afateve. 

Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkon njëkohësisht edhe Prokurorisë së Përgjithshme të tregojë se çfarë masash ka marrë pasi është vënë në dijeni nga Autoriteti i Dosjeve se Bujar Sheshi rezultonte bashkëpunëtor i sigurimit me pseudonimin “Venus”. Kur një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjendet në kushtet e pazgjidhshmërisë, siç mund të jetë ky rast, shkarkimi i tij bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nëse Bujar Sheshi shkarkohet, atëherë zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga radha e prokurorëve të apelit dhe Arta Marku duhet të hapë sërish aplikimet dhe të thirret Konferenca Kombëtare e Prokurorëve për të votuar anëtarin e ri. 

Vendimet e marra sot nga komisioni për monitorimin e reformës në drejtësi për Bujar Sheshin

Më herët reagoi vetë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ku sqarohet se vonesa në kthimin e përgjigjes lidhet me faktin se dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të këtij institucioni, kontradiktat me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit në lidhje me gjeneralitetet dhe faktin se kërkimi i dosjeve është realizuar pothuajse në mënyrë manuale duke marrë shumë kohë (Lexo të plotë).

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë rast. Përmes një deklarate organi i akuzës deklaroi se vonesa në kthimin e përgjigjes nga AIDSSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente (Lexo këtu). 

Bujar Sheshi u denoncua pak ditë më parë nga Partia Demokratike se nga dokumentet në arkivën e shtetit rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (Lexo këtu) dhe se ka mbajtur pseudonimin "Venusi". Nga ana tjetër, ka reaguar edhe vetë prokurori, njëherazi anëtar i KLP-së. Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, ai ka mohuar akuzat në adresë të tij duke i quajtur ato sajesa të ulëta (Lexo të plotë). Ndërsa kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se në ditët në vijim do të vendoset nga institucioni që ai drejton për këtë çështje.

Gënjeu KPK-në/ Si kaloi Vettingun prokurori i çështjes Meta –Prifti
Bujar Sheshi që njihet dhe si prokuror i çështjes Meta –Prifti kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda dhe u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sheshi ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit që në kohën e gjimnazit me pseudonimin “Venusi” dhe në vitin 1979 nisi detyrën si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier. 

Ky fakt është konfirmuar edhe nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, që ka vënë në dijeni dhe Kryeprokuroren Arta Marku e kjo e fundit ia ka çuar parlamentit. 

“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974,” - thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • keli: 28/01/2019 18:06

    Sic duket filluan sajesat per njerez te ndershem si ky prokurori. Frike nga reforma ne drejtesi....

    Përgjigju
  • Gjirokastrigi: 28/01/2019 17:57

    Po mire pse nuk happen dosjet per politikanet nenpunsit e shtetit por i lini I lini e pastaj I hapi e veproni kur trashen gjerat I

    Përgjigju
  • Gjirokastrigi: 28/01/2019 17:56

    Po mire pse nuk happen dosjet per politikanet nenpunsit e shtetit por i lini I lini e pastaj I hapi e veproni kur trashen gjerat I

    Përgjigju
  • Gjirokastrigi: 28/01/2019 17:56

    Po mire pse nuk happen dosjet per politikanet nenpunsit e shtetit por i lini I lini e pastaj I hapi e veproni kur trashen gjerat I

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi