I vranë të bijën 8-vjeçare, reagon babai: Vdekja është bekim para torturave nga Hamasi

Një baba i shkatërruar nga dhimbja tha se u lehtësua kur dëgjoi se vajza e tij tetë vjeçare u vra nga terroristët e Hamasit, pasi do të ishte shumë më keq nëse ajo do të mbahej peng.

Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim duke pritur lajmin për fatin e vajzës së tij Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutzin të shtunën, duke vrarë të paktën 100 njerëz të pafajshëm, mes të cilëve fëmijë.

Vajza 8-vjeçare është një nga fëmijët e shumtë të vrarë nga Hamasi. Në një intervistë me CNN, Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur.

“Ata më thanë se e gjetën Emilinë të vdekur dhe unë buzëqesha, sepse kjo ishte më mire se të ishte peng i terroristëve. Ajo ishte ose e vdekur ose në Gaza. Dhe nëse doni ta dinë për atë që po u bëjnë njerëzve në Gaza, po ju them është më keq se vdekja. Ata nuk kanë ushqim. Nuk kanë ujë. Emili do të ishte në një dhomë të errët të mbushur me një Zot e di sa njerëz. Dhe e tmerruar çdo minutë, orë, ditë dhe ndoshta për vitet në vijim. Kështu që vdekja ishte një bekim. Një bekim absolut”, tha Thomas, duke treguar se vajza atë natë kishte shkuar për të fjetur te një shoqja e saj në Kibbutz.

Mediat kanë publikuar edhe rrëfime të tjera se si i kanë parë live në rrjetet sociale familjarët duke ia masakruar, pamje që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e tyre.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve