I vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore, në ditën e 7 Marsit lihet në burg mësuesi në Fier (VIDEO)

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.

Report Tv raporton se mësuesi ka shprehur pendesë për veprimin e kryer. ‘Jam i penduar, kisha tre muaj pas punë dhe më kishin premtuar se do të filloja.’- është shprehur mësuesi në para se të futej në gjykatë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar, kishte menduar që të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës arsimore dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi stafin e punonjësve. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.  Indit Alushaj, 33 vjeç, është mësues i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë