Ia morën tokën Locit e ja dhanë Lacit, dënohen dy zyrtarët në Krujë

Gjykata e Krujës ka vendosur të deklarojë fajtorë dy zyrtarë të Hipotekës dhe ish-komunës Thumanë, pasi rezultoi e provuar se kanë abuzuar me dokumentat, duke sjellë tjetërsimin e 13 mijë e 300 metra katror tokë.

Ish-sekretari i komunës Thumanë Muharrem Roli u dënua me me 18 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të sipërfaqes së tokës prej 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Rolin, dënim në këtë çështje penale gjykata ka dhënë dhe për ish-drejtorin e Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, i cili është dënuar me një vit burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Pak ditë më parë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e regjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër, të quajtur Asllan Laci.

Njëherësh gjykata e Krujës ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 10 mijë e 430 metra katror, që tashmë zotërohet nga kompania “Milis Brick sha”.

Gjeneralitete të afërta por ndryshon 1 shkronjë

Këta dy persona kanë thuajse gjeneralitete të njëjta, ku vetëm shkronja “a” në mbiemër bën diferencën, por ata janë dy shtetas të ndryshëm, thotë prokuroria. Sipërfaqja e tokës që është tjetërsuar ndodhen në fshatin Derven, por pas regjistrimit në hipotekë në emër të Asllan Lacit, kjo pronë mësohet se është shitur në 20 tetor 2011 dhe kaluar në emër të kompanisë “Milis Brisk”, një shoqëri aksionere që vepron në fushën e tregtimit të duraluminit. Veç dënimit të dy zyrtarëve shtetërorë, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar dhe konfiskimin e sipërfaqes tokësore 10 430 m2, ndodhur në zonën e quajtur “Derven –Krujë” në emër të shoqërisë “Milis Brick sha”.

Vërtetimi i falsifikuar

Nisur nga hetimet, prokuroria e Krujës thotë se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Roli ka regjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky regjistrim është bërë në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e regjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Ja morën Locit e ja dhanë Lacit

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se “shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 1 shkurt 1987 deri më 15 korrik 1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë dhe F.Krujë pranë sektorit Derven”. “Në kallëzimin e tij, ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19 korrik 1991.

Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven dhe në këtë mënyrë është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë, si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në komunën e Thumanës. Asllan S.Loci është emri i tij pasi më parë është njohur me emrin Islam”,
thotë Prokuroria.

Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë ka regjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e regjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 29/06/2018 14:36

    Me mija raste ka në shqipëri të këtij lloji. Megjithate një fillim i mbar gjysma e punës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë