Ia ‘trashëgoi’ i ati, historia e 18-vjeçarit nga Berati që punon si hidraulik: Është punë e bukur, kur e ke pasion

BERAT- Ervini Bakeri është 18-vjeç dhe nuk ka kohë për të humbur. Që në mëngjes e takojmë teksa mban çantën e punës, rrugës për në një apartament ku do kryejë riparimet hidraulike.

I ati, një zanatçi i njohur në Berat e ka marrë me vete të birin që kur ishte 3 vjeç. Ndërsa që në moshën 14-vjeçare Ervini ka marrë çelësat e punës në dorë.

"Që në moshën të vogël! Ka 3-4 vite që e ushtroj dhe vetë. E kam përfituar nga  babai, por e ushtroj dhe vete e kam marrë certifikatën për hidraulik. Zakonisht më marrin klientet ne telefon dhe shkoj kryer riparime. Është shumë e bukur të punosh kur e ke me pasion nëse nuk e ke është e vështirë. Po të rrish në kafe domosdo s'ke të ardhura dhe do kërkosh nga të tjerët", tregon Bakeri.

18-vjeçari ëndërron të bëhet sipërmarrës në fushën e punimeve hidraulike brenda ose jashtë vendit.

"Synimi im është të vazhdoj profesionin në vendin tim e hidraulikut të krijoj një skuadër pune ose këtu ose jashtë vendit", rrëfen ai.

Ervin Bakeri ka kryer gjimnazin në Berat, paralelisht dhe një kurs për hidraulik, ndërsa këtë vit ka fituar të drejtën e studimit për Infermieri. Në tetor nis fakultetin, por thotë se nuk do të heqë dorë nga profesioni i hidraulikut.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze