TIRANË - Ditën e sotme nis aplikimi i studentëve të cilët kanë ndjekur studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) privat, që iu është hequr licenca, për programet e studimit të ofruara nga fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, aplikimet do të kryhen deri në datën 3 tetor, afat ky i përcaktuar nga Ministria.
Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bëjnë të ditur për ATSH-në se "IAL publike, brenda datës 29 shtator 2014 do të përpilojnë dhe shpallin listat e programeve të studimit, duke i vendosur në mjediset e rektoratit dhe fakulteteve".
Ndërkaq, për studentët e universitetit "Vitrina", sot është afati i fundit për të tërhequr dosjet e tyre në Ministri./ATSH/
/Shqiptarja.com