“Unë bëj pjesë në rangun e njerëzve që kanë shkruar historinë e PSG“. Kaq ka mjaftuar që të deklarojë sulmuesi suedez, Ibrahimovic që të nisin reagimet e shumta. Sulmuesi njihet për golat spektakolarë dhe ndihmesën e jashtëzakonshme me golat e realizuar në fitimin e titujve nga PSG në Francë, por kurrsesi për modestinë e tij. Në vijim të intervistës së tij, sulmuesi deklaron se “Jam shumë i lumtur që ndodhem në një skuadër të tillë. Nuk ka qenë e lehtë por tani jemi në rrugën e duhur. Jam një nga të parët njerëz që kam punuar që klubi të ngjitet në nivelet më të larta. E dija që do të isha vendimtar për të ardhmen e PSG. Kur të largohem mund të them me plot gojën se kam dhënë një kontribut të madh për këtë projekt”. Suedezi u transferua te PSG në vitin 2012 për 20 milionë euro dhe në 150 ndeshjet e luajtura me të ka shënuar 120 gola duke fituar 3 tituj kampionë radhazi. Ibra pritet që të mbyllë karrierën në Francë te PSG edhe pse zërat janë shtuar që mund të provojë edhe Premier League pas Serie A dhe La Ligës. Megjithatë pengu i vetëm në nivel klubesh për suedezin është Champions League, të cilën nuk e ka fituar as me Juven, Milanin, Interin, Barcelonën, ndërsa tani shansi i fundit është PSG. Nga sulmuesi pret shumë edhe Suedia në Kampionatin Europian të Francës që do të zhvillohet në qershor, pasi në fazën e kualifikimit rezultoi vendimtar me golat e shënuar.
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1883
Lajme të tjera
-
Një skandal për të cilin flitet shumë pak në Serbi
20 Mars, 09:39
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash
20 Mars, 09:33
-
Rama sot vizitë në Athinë, pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij! Takime me Mitsotakis dhe Dendias
20 Mars, 09:27
-
Ambasadori amerikan në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së vendit
20 Mars, 09:13
-
Urdhër arresti kundër Putin, Kina-gjyqtarëve në Hagë: Shmangni standardet e dyfishta
20 Mars, 09:08
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
20 Mars, 09:03
-
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
20 Mars, 08:44
-
Frika e sindikatave gjermane nga dumpingu i rrogave
20 Mars, 08:34
-
Subvencionet në bujqësi, hapet aplikimi përmes e-Albania! Rama-fermerëve: Afat deri më 11 prill! Ja kush përfiton nga mbështetja
20 Mars, 08:28
-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për tu anëtarësuar në BE! SHBA do ju mbështesë gjithnjë për dialogun
20 Mars, 08:25
-
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
20 Mars, 08:13