Zikaltërit e Luciano Spalletit kanë arritur të fitojnë përballë Sampdorias me rezultatin 2-1 në San Siro. Edhe pa bomberin e tyre Mauro Icardi, Inter ka siguruar një fitore e cila ka ardhur në pjesën e fundit, kur D'Ambrosio dhe Naingolan me dy gola në minutat e 73 dhe 78 siguruan fitoren të cilat e mbajnë skuadrën zikaltre në vendin e tretë me 46 pikë, 4 më shumë se 'kushërinjtë' e tyre, Milanin.
Sampdoria gjithsesi nuk do t'ia bënte të lehtë Interit në këtë ndeshje pasi do të ishte Manolo Gabbiadini i cili do të barazonte në minutën e 75 por barazimi do të zgjaste vetëm 3 minuta, duke bërë që ndeshja të vendosej vetëm në 5 minuta. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte prezenca e Mauro Icardit, jo në fushë por në tribunë. Për të dytën herë argjentinasi, nuk grumbullohet nga tekniku Spalleti, pas heqjes së shiritit të kapitenit nga ana e klubit. Icardi është shënuesi më i mirë i Interit për momentin, por Inter prej dy ndeshjesh ka gjetur fitoren edhe pas yllin e saj.