Icardi 'lëshon' bombën! Padit Inter dhe kërkon 1.5 mln euro shpërblim

Icardi 'lëshon' bombën! Padit Inter dhe kërkon 1.5 mln euro shpërblim

"Telenovela" Inter- Icardi ka arritur në pjesën më kulminante të saj. Në kohën që pritej që të merrej një vendim mbi të ardhmen e tij, mësohet se 26-vjeçari ka paditur klubin e Interit. Siç shkruan Gazzetta dello Sport, sulmuesi kërkon dëmshpërblim 1.5 mln euro dhe riintegrim të plotë në skuadër, pas vendimit të Contes i cili e tha qartë se ish-kapiteni nuk është pjesë e planeve të tij. 

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta i tha gazetarëve sot se ai është shpresë plotë se shumë shpejt do mund të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e Ikardit, duke siguruar se për këtë gjë ka 'bashkëpunim' nga të gjitha palët, por tani duket qartë se klubi është në luftë të hapur me ish-kapitenin e tyre, i cili po refuzon të largohet para afatit të transferimit të së hënës.

Në rast se pranohet padia atëherë sulmuesi do të lejohej që të largohet menjëherë si lojtar i lirë, edhe pse kontrata e tij me zikaltërit përfundon në qershor të 2021. Kur kanë mbetur 3 ditë nga mbyllja e merkator në Itali e ardhmja e Icardit është ende e paqartë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen