Icardi mbetet zikaltër, por mediat italiane nuk përjashtojnë surprizat e orëve të fundit

Icardi mbetet zikaltër, por mediat italiane nuk përjashtojnë surprizat e orëve të fundit

Orë deçizive janë për ish-kapitenin e Interit Mauro Icardi. Sportmediaset shkruan se gjasat më të mëdha janë që 26-vjeçari të qëndrojë te zikaltërit pavarësisht se Beppe Marotta, administratori i deleguar i klubit, tha se me shumë mundësi deri në mbylljen e markatos ‘bomberi’ do të largohet.

Koha e mbetur ne dizpozicion nuk është premtuese, por nuk nuk do të ishte çudi nëse në momentet e fundit klube si Barcelona, Paris SG, Atletico Madrid dhe Valnecia të hidheshin në sulm për Mauron. Me dështimin e Neymar, por duke parë edhe dëmtimet e shpeshta të Dembele-s dhe Suarez-it, Icardi do të ishte zgjedhje perfekte për ngërçin. I shumdëshiruar sulmuesi i Interit është edhe për Simeone-n, pavarësisht se trajneri i Atletico-s ka në dispozicion Alvaro Morata-n dhe Diego Costa-n.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale