Aroma e trupit së shpejti mund të përdoret për identifikimin e njeriut, përpos formave të zakonshme si shenjat e gishtërinjve, skanimet e retinës dhe njohja e fytyrës.
 
Studiuesit spanjollë, aktualisht janë duke zhvilluar një sistem, përmes së cilës mund të verifikohet mjaft lehtë identiteti i individëve, nëpërmjet aromës.
 
Studiuesit janë të mendimit se aroma tregon një model për çdo individ dhe do të jetë unike. Sipas tyre, aroma asnjëherë nuk mund të jetë e njëjtë në dy persona të ndryshëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)