A1 Report ka zbuluar emrat e çiftit shqiptar që u dëbua nga Peruxhia e Italisë pasi dyshoheshin se predikonin xhihadizmin. Adrian dhe Jasmin Kollçaku bëhet e ditur se i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare në Durrës të cilët kanë marrë në pyetje çiftin. 

Pas përfundimit të marrjes në pyetje çifti Kollçaku është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tyre në Kavajë.

Një çift shqiptarësh dëbohen nga Italia "ishin afër xhihadit"
Dy shqiptarët janë dëbuar nga Italia për terrorizëm. Çifti i bashkëshortëve shqiptarë, 32 vjeç dhe 23 janë larguar me vendim të ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano si masë parandaluese ndaj terrorizmit.

Mediet italiane raportojnë se, burri dhe gruaja nga Shqipëria me banim në një provincë të Peruxhias kanë marrë “ekspuls” dhe se dy shqiptarët ishin prej kohësh nën vëzhgim nga stafi i policisë në Perixhia.

Nga të dhënat e siguruara prej hetuesve rezultoi se, çifti mbështeste dhe bënte propagandë për xhidah. Sipas medieve italiane 32-vjeçari me profesion artizan, jetonte sipas rregullave Shari’ah dhe mbështeste kauzën e xhihadit.

Zv.ministri i Brendshëm, Giampiero Boçi lidhur me këtë çështje është shprehur se policia e Perixhias dhe Zyra e Emigracionit janë marrë me zbatimin e masave.

Pasi me firmë të ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano çështja shkoi në gjykatë, kjo e fundit miratoi dëbimin nga Italia. Më pas policia e Peruxhias ka dorëzuar tek pala e policisë shqiptare çiftin në fjalë.