Një pitbull u neutralizua nga një qytetar i rastësishëm teksa kafshoi në kokë një vajzë 4-vjeçare. E vogla, e cila kishte dalë shëtitje buzë detit me gjyshërit, shpëtoi vetëm falë një punëtori të rrugës pranë Lungomares, i cili arriti ta ndalojë sulmin e qenit dhe ta lidhë atë.

Një ditë pas ngjarjes që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, policia arriti të zbulojë pronarin e kafshës, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Një i moshuar 87-vjeçar tha se qeni ishte i tiji. Ai e mbante në shtëpi të lidhur, por pitbulli kishte arritur të këpuste zinxhirin dhe të largohej.  

Qen të tillë, pa asnjë maskë mbrojtëse, ka me dhjetëra në rrugët e qytetit të Vlorës. Pronarët e tyre i shëtisin pa zbatuar rregullat e sigurisë.

Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar. Në qytetin e Vlorës shëtisin të lirë me dhjetëra qen endacakë, shumica pa vaksinuar e të tjerë të pa matrikulluar.

“Është problem se janë me infeksione. Bashkia t’i mbledhë, sterilizojë, mbledhë në një vend të përshtatshëm, të kujdeset për ta”, thotë një qytetar.

“Janë shumë të rrezikshëm. E keqja është se vijnë nga qytetet e tjera dhe i lëshojnë këtu. Bashkia të marrë masa”, shton një tjetër.

Sipas shifrave nga bluzat e bardha të qytetit bregdetar, çdo javë 3 deri në 5 persona paraqiten në poliklinikën kryesore për mjekim nga kafshimet e kafshëve endacakë.

Personat që u ndodh diçka e tillë duhet të shkojnë direkt në spital, të marrin trajtimin e duhur dhe të bëjnë tetanozin. Të kenë kujdes, t’u rrinë larg”, këshillojnë mjekët.

Sa i përket rastit konkret, kryebashkiakja e Vlorës, Brunalida Mersini tha se pitbullit i është bërë eutanazia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
VIDEO/ Momenti kur pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur pitbulli sulmoi dhe kafshoi në kokë një 4-vjeçare ditën e djeshme në Lungomaren e Vlorës.

Ora 13:19
Qeni pitbull sulmoi 4-vjeçaren, animalistja: Po luanin dhe ajo i mori topin! Duhet të kishte maskë, bashkia t’i sterilizojë (VIDEO)

 

Referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku një qen i llojit Pitbull sulmoi një vajzë 4-vjeçare, kanë reaguar edhe animalistët.

Duke i uruar shërim të shpejtë vajzës, animalistja Liljana Breshani shprehet se, sa i përket ngjarjes, ajo ka ndodhur pasi qeni kishte gjetur dhe po luante me një top të vogël në Lungomare, ndërsa vajza ka tentuar t’ia marrë, gjë që ka nxitur reagimin e tij dhe ka sjellë kafshimin. Sipas Breshanit, ngjarja është alarmante edhe për mënyrën se si kafsha është trajtuar më pas.

“Kemi qenë të informuar. Më vjen keq që kjo situatë është përsëritur. I uroj shërim të shpejtë vajzës së vogël,  cila për fajin ë te tjerëve pësoi lëndim. Jemi para strehës time private, nuk është e bashkisë dhe nuk merr fonde nga bashkia. Sipas informacioneve, vajza kishte dalë me gjyshërit dhe kishte hedhur një top qenit pitbull që kishte dalë nga një shtëpi. Nga momenti që donin të luanin, gjyshja ishte trembur me të drejtë. Në momentet e atakut të panikut në lojën e vajzës me qenin, qeni duke dashur për të kapur topin, ka ndodhur kafshimi i pakontrolluar. Kështu ma shpjeguan mua”, tha Breshani.

Breshani thekson se kafshët sulmojnë për shumë arsye dhe një ndër to është edhe fakti që ato kërkojnë të luajnë apo vëmendje, si në rastin në fjalë. Sipas saj, kafshë të tilla të rrezikshme që kanë pronar duhet të lëvizin gjithmonë me maska mbrojtëse dhe me zinxhirë.

“Qeni kërkon të luajë, kërkon vëmendje. Edhe unë jam kafshuar nga kafshët”, tha ajo.

Për zgjidhjen e situatës, Liljana Breshani shprehet se duhet të ndërhyjë Bashkia e Vlorës. Sipas saj, deri tani nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për sterilizimin, vaksinimin apo strehimin e kafshëve. Breshani thekson se zgjidhja vjen përmes sterilizimit, vaksinimit dhe strehimit të tyre në struktura të posaçme.

“Sipas ligjit, ajo kafshë duhet të lëvizi me litar, i shoqëruar nga pronari dhe me maskë. Duhet sterilizim. Duhet të ndërtohen strehimore, për të larguar nga rruga kafshët problematike dhe të braktisura”, tha ajo.

Rasti i 4-vjeçares duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për institucionet, në mënyrë që të reagojnë në kohë për ndërtimin e strehave dhe për garantimin e proceseve të sterilizimit, vaksinimit dhe trajtimit të kafshëve.

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/04/2026 04:09

    Ketu tek ne,qe te mbash nje qen duhet te marresh license tek bashkia,njelloj sic e merr per te ngare makinen.Tek ne nuk shikon qen endacake,por nga ana tjeter,nuk shikon as qen me maske dhe as qen pa leash.Ne Shqiperi licensa,mikrochipi dhe vaksinimi duhen bere te detyrueshme e me ndershkim nese shkelen sa per fillim,te tjerat rregullohen me pas.

    Përgjigju
  • Tatjana: 08/04/2026 22:15

    Moj animaliste, qyteti eshte habitati i njerezve, jo i qenve te rrezikshem pitbull. E paska pasur fajin vajza 4 vjece. Ne te gjithe boten te kerkosh nuk gjen qen pa zot rrugeve. Qeni pa zot te ekzekutohet, jo te sterilizohet dhe te rrezikoje jeten e njerezve.

    Përgjigju
  • Bashkim: 08/04/2026 14:14

    Po na hane o bashkim nuk po na... gjeten nje plak dhe e bene pronar te qenit. Duhet te merreshin me seriozisht strukturat, se ky popull vetem me burg gjen pakez drite. Dhe keta policat bashkiak krahas puneve te veta ta bejne dhe ndonje pune per komunitetin, se neser e kane rradhen djemte e cupat e tyre.

    Përgjigju
  • Lungomare: 08/04/2026 13:37

    Po normal moj Lili Breshani se tenderin e sterilizimit ti do e marresh prape nga Bruna Duhet ta nisim sterilizimin nga ty e burri jot qe ka me keq se Armando Duka 20 vjet kryetar dhomes se Tregtise(matrapazeve)

    Përgjigju
    • Luli: 08/04/2026 20:12

      Ah maska mi ylli. Shyqyr qe shpetoj ai femija. Po nuk kishin faj ne 2008 ne Swiss qe i vinin cdo kafshe chip. Pak me vonese e kuptova por e kuptova per keto situata ai qe i braktiste bente 3 vjet burg. Jo kushdo mbante kafshe. Ne si komb nuk mbajme veten tone jo me kafshet. Mjer kujt i bie ky hall se eshte hall me cete. Seriozisht kush e besonte qe do hynim ne europe ne 2030 kjo me siguri...

  • Vlora: 08/04/2026 13:05

    Nje 87 vjecar me nje qen te tille?! Shume strange….

    Përgjigju
  • Fiqua: 08/04/2026 12:20

    Te lidhet i zoti tek shtylla nja ca dite.

    Përgjigju
  • eni: 08/04/2026 10:32

    te vritet qeni keshtu vepron cdo shtet ne europe vrisni qente o bashkia se do te marrin njerezit kallashin pastaj

    Përgjigju
  • seli: 08/04/2026 10:28

    fain se ka qeni po i zoti po ju lutemi istituzioneve mos i bejn keq qenit se ska faj

    Përgjigju
    • Den: 08/04/2026 14:24

      Faj ka bashkia,por si çdo gje asgje nuk funksionon ne Shqiperi Çdo qen duhet te kete pasaportën e tij,regjistri i I vaksinimit etj etj Tani tregojne historinë duhet vdesin njerez qe te funksionoje ligji Kryetari i bashkise ne prokurori per shperdorim detyre

    • Sali: 08/04/2026 10:34

      Të hëngërt ty, pastaj ta falin

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?