TIRANE- Policia e Durrësit ka publikuar më në fund të dhënat në lidhje me njërin nga dy personat e dyshuar si ekzekutor të biznesmenit Leonard Murataj, ngjarje e ndodhur dy javë më parë në mes të Durrësit. Policia shpall në kërkim një 20-vjeçar nga Nikla e Krujës, i cili dyshohet të jetë personi që ka shërbyer si shoferi i ekzekutorit të Muratajt.
Policia e Durrësit dhe ekspertët e hetimit janë ndaluar në detaje të shumta të mbledhura për atë ekzekutim dhe është mësuar gjatë hetimeve se në fakt, personi i shpallur në kërkim, ka qenë i pozicionuar në timonin e mjetit, që u gjend i braktisur në Vorë.
/Shqiptarja.com

Durrës, biznesmeni ekzekutohet me 5 plumba në derën e lokalit