TIRANE- Kreu i PDIU-së lëshoi deklarata të forta ndaj qeverisë aktuale duke e akuzuar se jo vetëm s'ka bërë asnjë gjë për zgjidhjen e çështjes çame por kërkon nga Berisha të pajisë me shtetësi shqiptare dhe çamin ortodoks, presidentin grek Papulias.
Në vijimësi të Leksioneve e Debateve të hapura që ka nisur të zhvillojë Universiteti Luarasi, ka patur si të ftuar nderi ish-Studentët e Dhjetorit '90, Spiro Cura, Ilir Dizdari dhe Shpëtim Idrizi i cili njëkohësisht është edhe Deputët e Kryetar i PDIU, të cilët folën për Lëvizjen e Dhjetorit '90 e për zhvillimet Demokratike, Europeiste e Kombëtare në këto 22 vite. Ndërsa u kujtuan dhe debatuan ato ditë historike të revolucionit studentor të dhjetorit '90 i cili solli përmbysjen e diktaturës komuniste, studentët e pedagogët e pyetën Idrizin për çështjen çame e për nismën e fundit të Berishës për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë pa kushte.
Idrizi deklaroi se "Qeveria Shqiptare s'ka bërë ende asgjë për çështjen çame përveç atyre zhvillimeve që janë realizuar nëpërmjet presionit pozitiv dhe nismave të PDIU". Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ndërsa deklaroi se e mbështet plotësisht nismën për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëve pa kushte, bëri edhe deklaratën e fortë duke e sfiduar Kryeministrin Berisha që në hartën e shqiptarëve që do marrin shtetësinë të përfshihen dhe çamët Ortodoksë që jetojnë në Greqi dhe Arvanitasit. "Tu japim pasaportën të gjithë shqiptarëve në Greqi të cilët deri sot kanë qenë të shtypur e pamundur të deklarohen si shqiptarë. Tu japim kurajo çamëve ortodoksë dhe arvanitas që ta deklarojnë veten si shqiptarë. Madje ne si shtet shqiptar duhet t'ia japim pasaportën shqiptare dhe Presidentit Grek Karolos Papulias i cili është çam ortodoks", tha Idrizi. Për të cilin ka ardhur koha reciprocitetit më Greqinë e që Greqia ti njohë realitetet etnike dhe minoritetet që jetojnë në Greqi si dhe të respektojë të drejtat e tyre.
(jm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com