Idrizi jashtë Parlamentit,
Skënderi:S'fiton mandat

Idrizi jashtë Parlamentit,<br />Skënderi:S'fiton mandat
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi me shumë gjasë nuk do të ulet në Parlament për katër vitet e ardhshme.
 
Vetëm për 0.01 përqind të votave Idrizi mbetet jashtë parlamentatit.
 
Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi thotë gjatë një interviste në Report Tv se të dhënat paraprake, ndonëse po verifikohet çdo tabele, e lënë jashtë parlamentin kreun e kësaj force politike.
 
“Me këto shifra nuk ndryshojnë rezultatet në qark. PDIU mbetet pa mandat.Aristoteli thotë se ligji është i verbër do të thotë se pragu elektoral është 3 përqind.  Dhe llogaritja bëhet në bazë të votave të vlefshme në të gjithë qarkun. Në bazë të rezultatit paraprak në qarkun e Tiranës vota të vlefshme janë 215400 vota dhe 3 përqind i këtij pragu është 12500 vota. Por këto janë rezultate paraprake. Në këndështrimin tim nuk do të ketë ndryshim shifrash  edhe pse Idrizi ka marrë  mbi mesataren e votave krahasuar me partitë e tjera politike por kodi parashikon edhe këtë pragun elektoral 3 përqind dhe Idrizi ka  2.99%, ndryshim për vetëm 0.01%”, u shpreh Skënderi i ftuar  në studion  e Report TV.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën