Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë Shqipërinë që ne duam- është shprehur kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë përmnbylljes së fushtës së saj në qarkun e Tiranës me dy takime. Takimi i parë u zhvillua me anëtarë të bashkuar rishtazi me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në qytetin e Tiranës, kryesisht të rinj. Kryetari  Idrizi u bëri thirrje të rinjve që të punojnë për Shqipërinë dhe ta bëjnë atë një vend më të mirë, pasi siç theksoi rinia është e tashmja dhe jo thjesht e ardhmja.

“Të luftosh për identitetin, për dinjitetin, për besimin në Zot është elementi më kryesor dhe më thelbësor që e bëjnë njeriun dhe e formojnë atë. Dhe unë do t’ju respektoja dhe do t’ju lutesha të gjithë si të rinj, të besoni te ky vend, të besoni te vetja juaj, të besoni që këtë vend nuk mund ta bëjnë dot politikanët, por këtë vend mund ta bëni ju të gjithë me gjithçka keni investuar, sepse ky është vendi juaj. Ju nuk jeni e ardhmja, por ju jeni e tashmja. Ju ftoj të gjithëve të votoni Partinë Drejtësi,Integrim dhe Unitet, të votoni nr. 34, të votoni për veten tuaj, sepse ju do të votoni për një parti, që beson shumë dhe fortë në vlerat e familjes,në vlerat e punës, në vlerat e pronës, në besimin në Zot dhe prandaj ju them: Votoni nr. 34, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe tashmë këtë oborr dhe këtë shtëpi e keni tuajën.” – tha Idrizi.

Më pas, Idrizi udhëtoi në qytetin e Kavajës, ku Idrizi deklaroi se PDIU do të eci pas programit të saj, me lajtmotiv çështjet kombëtare shqiptare në gjithë rajonin.

Ne do të shkojmë pas programit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aty ku potencohen kauzat kombëtare, çështja çame, e drejta e shqiptarëve në Maqedoni e Kumanovë, e drejta e shqiptarëve në Mal të Zi, e drejta e shqiptarëve kudo që i ka vendosur Zoti. Por, PDIU s’ka për të qenë kurrë parti vasale. Do të bashkëpunojmë vetëm me atë që mbështet kauzat tona dhe nuk do të shkojmë asnjëherë pas berihait të askujt. Prandaj, ju bëj thirrje të votoni PDIU-në, të votoni që djemtë dhe vajzat tuaja të marrin forcë në parlamentin e ri të Bashkisë së Kavajës.” – tha kreu Idrizi.

Kujtojmë që PDIU mbyll sot fushatën elektorale në qytetin e Vlorës, pas tubimeve në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e vendit me lista shumëemërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe është pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)