BERAT - Ndalesa e radhës e takimeve elektorale të kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, z. Shpëtim Idrizi ishte në qytetin e Beratit, ku përpara qindra mbështetësve shpalosi programin elektoral me të cilin, PDIU i ofrohet qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet,  Shpëtim Idrizi ka denoncuar sërish veprimet arbitrare të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me përjashtimin e kësaj force politike nga grupet e numërimit të votave.

Shpëtim Idrizi kërkoi nga qytetarët e Beratit që të votojnë numrin 34, të votojnë kandidatët e PDIU-së për Këshillin Bashkiak.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)