Idrizi në Report Tv: Rama me bulizmat e tij kërkon të krijojë një klime konfliktuale! Po përdor të gjitha format e influencës së paligjshme në fushatë

‘Rama kërkon që të krijojë një klime konfliktuale me bulizmat e tij pasi nuk ka një bilanc për qeverisjen e tij’, kështu tha kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, teksa përgjigjet në lidhje me gjuhën e kreut të qeverisë përkundrejt opozitës.

Gjatë një interviste në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, Idrizi nënvizoi se kreu i qeverisë përdor të njëjtën gjuhë edhe me popullin shqiptar, fyerje që sipas tij nuk do t’i takonin, jo më një kryeministri, por as edhe një qytetari të zakonshëm.

Po ashtu Idrizi tha se po përdoren të gjitha format e influencës të paligjshme për të devijuar vullnetin e njerëzve, madje sipas tij po ushtrohet edhe presion i jashtëzakonshëm tek ato që punojnë në administratë.

‘Zoti Rama dhe me bulizmat e tij kërkon që të krijojë një klimë konfliktuale, me atë gjuhë do t’ja kishte zili edhe llaxorja më e madhe e Tiranës. Përdor këtë gjuhë pasi nuk ka një bilanc. Nëse do të shohim talljen dhe denigrimin që u bën jo vetëm figurave të opozitë, por edhe popullit shqiptar, në mungesë të një bilanci për të tonifikuar votuesit e vet për fushatën elektorale, përdor zhargone, fyerje që me thënë drejtën nuk do t’i takonin, jo më një kryeministri, por as edhe një qytetari të zakonshëm. E rëndësishme është që shqiptarëve t'u japim shpresën dhe tu mundësojmë ndryshimin e madh pas 25 prillit. Gjendja që shohim në terren është akoma më e fortë. Sot ka një përdorim masiv për të përdorur të gjitha resurset e pushtetit dhe për të devijuar vullnetin e njerëzve. Rreth 30 mijë qytetarë janë punësuar në administratë vetëm në vitin e fundit. Po shpërndajnë para për këto të tërmetit, po ndajnë legalizime duke përdorur të gjitha format e influencës të paligjshme në fushatë dhe duke ushtruar një presion të jashtëzakonshëm tek ato që janë në punë shteti.' - tha Idrizi.

Më tej Idrizi tha se me 25 prill Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar. Sipas Idrizit kudo që ka shkuar dhe këdo që ka takuar, lajtmotiv është se Shqipëria ka një nevojë për ndryshim thelbësor, pasi sipas tij një njeri ka marrë të gjitha institucionet.

‘Sigurisht që është një fushatë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, janë një palë zgjedhje shumë të rëndësishme për tu shkëputur përfundimisht nga një tranzicion i tejzgjatur 30 vjeçar. Kemi thënë në vitet ‘90 ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ dhe sot Shqipëri ndodhet në një krizë shumë të madhe ekonomike, politike dhe institucionale. Një krizë ku kemi një largim të madh të rinjsh. Kudo që shkoj dhe këdo që takoj, padyshim që nevoja për ndryshim është lajtmotivi i parë i asaj që kërkojnë qytetarët. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim thelbësor, pasi një njeri i vetëm ka marrë të gjitha institucionet dhe ka vënë në pikëpyetje të gjitha ekuilibrat e demokracisë. 500 mijë shqiptarë kanë ikur, gjë që nuk ja kanë bërë as pushtuesit. Kemi një kryeministër arrogant, ku u thotë të rinjve se nuk e duan punën dhe se rrinë në kafe dhe se do të vijë punëtor nga Pakistani dhe Bangladeshi. Ka shumë kusure Edi Rama me shqiptarët e Çamërisë dhe besoj se do të marrë përgjigjen e merituar.’- tha Idrizi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër