Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se Shqipëria do të plotësojë të gjitha detyrimet që ka për të hapur anëtarësimin në BE, deri në vitin 2027, ndërsa nuk ka fusha ku çalon.
‘Shqipëria ka një mundësi për të shprehur potencialin e vet për të qenë sa më shpejtë një vend anëtar i BE. Shqipëria ka një moment të rëndësishëm krahasuar me vendet kandidate, ne nuk kemi asnjë përfaqësues të zgjedhur nga populli që është kundër BE dhe duke u nisur nga kjo e gjithë rruga e parashikuar është e detajuar në atë mënyrë që e bënë të mundur hapjen dhe negocimin e të gjithë grupkapitujve deri në 2027. Ne së bashku me BE jemi të qartë në afate sepse s’kemi gjëra që çalojmë, jemi vend i aftë për të plotësuar ato detyrime që na takojnë’, tha ai.
Ai u shpreh se Shqipëria po vijon punën në mënyrë që të përshpejtohet anëtarësimi i vendit në BE. Ai tha se vendi ynë do të vijojë që të ketë po të njëjtin angazhim që ka pasur edhe me SHBA.
‘Ka një element që e ka karakterizuar 2024 në shumë aspekte, sa i përket Ballkanit Perëndimor, shumë persona e kanë konsideruar si një vit me rëndësi për shkak të zgjedhjeve në disa vende. Në Serbi, në Maqedoninë e Veriut apo edhe Kosova që po përgatitet për zgjedhje. Ka pasur edhe zgjedhje edhe në SHBA, shumë faktorë janë përpjekur që të presin realitetin e ri që do të krijohej nga këto zgjedhje. Ne zgjodhëm rrugën e vijimit të punës. Ne do të punojmë që të përshpejtojmë anëtarësimin e vendit në BE. Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme, do të vijojmë që të kemi angazhimin që kemi pasur, pa dallime pavarisht angazhimit të tyre të brendshëm politik’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
27 Dhjetor, 16:06
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes
27 Dhjetor, 10:35
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim
26 Dhjetor, 11:03
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13