Pas vrasjes së nënë e bir Elvis e Fatmira Dedaj, Festim Qoli u mori karburantin, në ‘98 qëlloi ndaj Lul Berishës! Mister në emrin e kujt i ka kaluar pasuritë e tjera 

Pas vrasjes së nënë e bir Elvis e Fatmira Dedaj, Festim Qoli u mori karburantin, në ‘98 qëlloi ndaj Lul Berishës! Mister në emrin e kujt i ka kaluar pasuritë e tjera 

Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj

Nuredin Dumani, nisur nga rrëfimet e deritanishme para SPAK-ut, mund të konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, në luftën kundër grupeve kriminale, krahas Adriatik Colit që zbërtheu bandën e Durrësit apo Ndriçim Gjokonës që fundosi bandën e tritolit duke ndalur serinë vrasjeve nga killeri gjakftohtë Julian Sinanaj. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i akuzuar për 17 krime të rënda, SPAK ka shpallur në kërkim Festim Qolin, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, si i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013. Fatmira Dedja u vra në mënyrë makabre nga Talo Çela, në bashkëpunim me Dumanin, kundrejt pagesës 40 mijë euro.

Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %. Fatmira Dedaj u vra në 14 shtator 2013 nga Talo Çela, i kontraktuar nga Nuredin Dumani, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit, për llogari të Festim Qolit.

Në 21 dhjetor 2013, aksionet e Fatmira Dedajt i kalojnë të bijës, Matilda Habili Gjatja. Në 6 qershor të vitit 2014, e bija e Fatmira Dedajt ia shet 51 aksionet Festim Qolit për vetëm 51 mijë lekë. Me këtë lëvizje, Festim Qoli bëhet pronar i vetëm i karburantit, i cili në fakt ishte ngritur me paratë e dyshimta të Elvis Dedajt. Një javë pasi merr karburantin, Festim Qoli pezullon aktivitetin e kompanisë.

Në dosjet e drejtësisë shqiptare, Festim Qoli, i njohur me nofkën ‘Feste’, rezulton precedentë kriminalë që në vitin 1998, ndonëse nuk është dënuar kurrë për asnjë vepër penale, të paktën në Shqipëri.

Festim Qoli rezulton në dosjen e ish bandës së Durrësit, me në krye Lulzim Berishën. I penduari i drejtësisë që rrëfeu krimet e bandës, Adriatik Coli, ka deklaruar se në vitin 1998, Festim Qoli dhe Lul Berisha kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë. Coli u rrëfye para drejtësisë në vitin 2006, duke çuar prapa hekurave 16 persona.

... në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…”, ka pohuar Adriatik Coli.

Pasuritë e tjera

Përveç pikës së karburantit, sipas dosjes së SPAK, Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre. Ndërsa Nuredin Dumani ka rrëfyer se Festim Qoli ka restorant, bar-kafe, lokal dasmash, ushqimore me shumicë etj., në zonën e Nishtullës në Durrës. “Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash”, ka pohuar Dumani. Por, në emrin e Qolit rezulton vetëm karburanti, të cilin sipas Dumanit e ka shitur në vitin 2020. Mbetet mister deri më tani se në emrin e kujt janë regjistruar pasuritë e tjera të pretenduara.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldi: 29/05/2022 14:42

    lek me thas ne durres nuk ka pas as festja as loshi as luli as tan kapllani! lek me thas ne durres ka pas vec marseli dhe gjithe shoqeria vet, tur labi gezimi etj!

    Përgjigju
  • Me vjen keq: 29/05/2022 04:28

    Sinqerisht veç zoti e din sa respekt kam pasur per miren dhe loshin se kane qene njerez te mrekullueshem por beri gabim mira qe foli per borxhet sepse loshit i kane pasur nja 2 a 3 milion euro borxhe dhe kur kam degjuar ne mes te drekes qe u vra mira qe degjova krismat mendova me veten kerkoi drejtesi per djalin e vrane dhe te emem

    Përgjigju
  • Zani: 28/05/2022 22:30

    Kete festim Colin digjeni te gjallw.....

    Përgjigju
  • Lala: 28/05/2022 20:36

    Prb sesht ky prb esht se ky dumani ka rrejt sa ka dash ose e kan kariku me shpif per festen festa sja ka lon njeriu mangut po kjo o shpifje aahiqare se ket nonen e loshit ja kan vra borxhlit e loshit qe ka pas me shifra jo lala svret lala gra

    Përgjigju
    • E sakte kam: 29/05/2022 04:24

      Shum te drejte sepse dhe un e di qe e kane vrare borxhlinjte dhe pse kam pasur shum mhb me loshin biles ate nate qe eshte bere vrasja un po beja mhb me loshin tek pallati ndersa kur erdha ne mengjes te puna nuk po na besonin syte kur pash shpalljen re dera pallatit

    • genti: 28/05/2022 23:05

      po lulit pse i ka gjujt festja?

    • Goni: 28/05/2022 22:55

      E dijne dhe guret qe Festja ka vra Loshin…Loshi ne Roterdam ka qene nga te paret qe nxirrte mall dhe leke kishte me thase

  • Vk2323: 28/05/2022 19:51

    N emer t fist kujt tjeter. Merini e breket e kalbeni mren , s vritet nona se kerko drejtsi per cunin I q gjakun

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2022 19:48

    Mister i madh. Pyt Taulantin ose dhendrin e rilindjes se Qolbasanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille