Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore

Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore

Igli Tare dhe Armand Duka

Ish sulmuesi i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka sulmuar ashpër presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv që vendosën lejimin pa limit të aktivizimit të lojtarëve të huaj në Superiore.

Kjo sipas Igli Tares është një shuplakë e rëndë që i jepet futbollit shqiptar dhe akademive.

“Për mendimin tim kjo është shumë e gabuar sepse prioriteti i FSHF-së duhet të jetë niveli dhe cilësia e kampionatit por mbi të gjitha edhe formimi i lojtarëve shqiptar.

Une do të isha me një rregull që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në fushën e lojës në çdo skuadër sepse atëhere duhet të thotë që i jepet besimi dhe ktyre lojtarëve të rinj sepse është shumë e rëndësishme për të mos i lënë pas dore.

Po të shikojmë ekipet Kombëtare të moshave gati 80% e tyre janë me lojtarë që formohen jashtë Shqipërisë dhe ka shumë vend për të përmirësuar në këtë aspekt dhe për këtë mendoj që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në ekipet e Superiores”, tha Tare në një intervistë televizive.

Gjithashtu ai doli dhe kundra organizimit të europianit te U-21 që FSHF do të bëjë në bashkëpunim me Serbinë.

“Nuk jam kundër organizimit të këtyre momenteve, por është koha dhe momenti i gabuar që ne ta organizojmë këtë event me një shtet tjetër që dihen tashmë të gjitha ato problematika që ne i kemi pasur historikisht.

Do të ishte e gabuar që të organizohej duke pasur parasysh sensibilitetin që ka si çështje sa i përket popullit tonë. Nuk jam dakord nese do të ishte një kandidaturë e tillë”, u shpreh Igli Tare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/10/2024 03:21

    Kam pershtypjen qe I.Tare ja ka vene syrin kolltukut te sulltan Dukes I,gjithashtu jam dakord me z.Tare per sa i perket opinionit te tij per lojtaret e huaj pa limit ne skuadrat tona.

    Përgjigju
  • Tare Igli: 16/10/2024 23:47

    Igli Tare meriton president I federates !

    Përgjigju
  • Iliri: 16/10/2024 17:09

    O vllaznit tan Dardana kur ju thonim ne që Berisha, Meta dhe Duka punojn kundra shtetit Shqiptar, ju bashk me Kurtin thoshit kta jan patriota. Më mirë vonë sesa kurr të bëhemi bashk ti zhdukim kta nga trojet Shqiptare.

    Përgjigju
    • Mali: 17/10/2024 19:32

      Jo vetëm Berisha /Meta, por Rama duka njëri në sport e tjetri në politikë jan me zemër e shpirt në anën e Serbisë,krejt hapur ,pa turp e pa frigë!

  • Gjergj: 16/10/2024 15:43

    Ky "president" i FSHF, èshtè Flamur Noka i sportit. Shqiptarèt, kanè 35 vjet qè shohin tè lodhur dhe tè pashpresè, sesi çdo gjè e tyre, pèrdhoset dhe shkelet me kèmbè nga injoranca e Mulève nga Shishtaveci apo Shijaku. Askush tè mos ketè iluzione. Injoranca e fryrè me paratè e korrupsionit dhe maskarallèkut antikombètar, nuk largohet ndryshe nga zyrat e uzurpuara,,,,pèrveçse SPAK "gjen kohè" edhe pèr Mulin e futbollit shqiptar. Personalisht, e kam pèr turp tè pranoj si drejtues tè njè institucioni tè shtetit tim, njè format kaq tè ulèt saç kemi. SPAK,,,,,JUST DO IT. Fillojeni me stadiumin me kullè, ku shqiptarèt mund ta shohin nga brènda, vetèm nèse konsumojnè nè mejhanet e ngritura nè brendèsi tè tribunès kryesore sè stadiumit, nga qeraxhinjtè e krimit. Stadiumi kombètar, èshtè pasuri kombètare dhe jo pulari Shijaku. Çlironi Shqipèrinè nga injoranca kriminale, nga korrupsioni institucional, nga llumi shqipfolès.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj