Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore

Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore

Igli Tare dhe Armand Duka

Ish sulmuesi i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka sulmuar ashpër presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe anëtaret e Komitetit Ekzekutiv që vendosën lejimin pa limit të aktivizimit të lojtarëve të huaj në Superiore.

Kjo sipas Igli Tares është një shuplakë e rëndë që i jepet futbollit shqiptar dhe akademive.

“Për mendimin tim kjo është shumë e gabuar sepse prioriteti i FSHF-së duhet të jetë niveli dhe cilësia e kampionatit por mbi të gjitha edhe formimi i lojtarëve shqiptar.

Une do të isha me një rregull që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në fushën e lojës në çdo skuadër sepse atëhere duhet të thotë që i jepet besimi dhe ktyre lojtarëve të rinj sepse është shumë e rëndësishme për të mos i lënë pas dore.

Po të shikojmë ekipet Kombëtare të moshave gati 80% e tyre janë me lojtarë që formohen jashtë Shqipërisë dhe ka shumë vend për të përmirësuar në këtë aspekt dhe për këtë mendoj që të paktën tre lojtarë nën moshën 21- vjeçare duhet të jenë në ekipet e Superiores”, tha Tare në një intervistë televizive.

Gjithashtu ai doli dhe kundra organizimit të europianit te U-21 që FSHF do të bëjë në bashkëpunim me Serbinë.

“Nuk jam kundër organizimit të këtyre momenteve, por është koha dhe momenti i gabuar që ne ta organizojmë këtë event me një shtet tjetër që dihen tashmë të gjitha ato problematika që ne i kemi pasur historikisht.

Do të ishte e gabuar që të organizohej duke pasur parasysh sensibilitetin që ka si çështje sa i përket popullit tonë. Nuk jam dakord nese do të ishte një kandidaturë e tillë”, u shpreh Igli Tare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Përplasi me makinë 61-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë

Përplasi me makinë 61-vjeçaren, arrestohet i riu në Vlorë