PRISHTINË - Igumeni i Manastirit të Deçanit, në Kosovë, Sava Janjiç, ka uaruar festën e Kurban Bajramit.
"Me Fat Kurban Bajrami", ka uruar ai përmes rrjetit social Twitter në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në anglisht.
Në 19 prill, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku ka uruar Atin Sava dhe të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve./ATSH/