Në Komisionin e Ligjeve ka pasur një përplasje mes socialistëve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësorë.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri kanë debatuar teksa ky prpojektligj do të votohej.
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me dy deputetët e PD, votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji (për ndryshimet) për tokat bujqësore dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse.
Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri largohen.
Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.
Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.
Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.
Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?
Ulsi Manja: Po ik mo.
Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.
Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.
Gjiknuri largohet.
Lajmi kryesor:
Në fermat bujqësore 40% e tokës për ndërtim fotovoltaikësh dhe eolikësh, do lejohet edhe depozitim energjie! Debate në komision: Dëmtohet cilësia e tokës! Gjiknuri ikën nga mbledhja
Komente










Edhe Gjiknuri u largua?! Nuk mund ti jepej fjala? Specialisti i tokave bujqesore ishte prezent per te dhene nje sqarim per cilesine, maturimin dhe tokat bujqesore qe duhet te kalojne djerre per pasurimin me minerale dhe humus organik. Sa % e tokes bujqesore eshte varferuar nga pesticidet dhe kimikatet, farat e ndryshme dhe metodat e pershpejtuara te mbjelljes, kultures se pemtarise dhe mbledhjes? Deshironi ti ktheni " tarracat e Portokallit me plantacione fotovaltaike"!!?
Përgjigju