Një episod u regjistrua gjatë protestës së 46-të para Kryeministrisë, ku një qytetare, teksa mbante fjalën para të pranishmëve, u përball me një ndërhyrje të papritur.

Teksa po fliste nga mikrofoni, një prej të pranishmëve iu afrua dhe tentoi t'ia merrte atë. Qytetarja reagoi menjëherë, duke iu drejtuar:

"Ik, ulu aty dhe qepe gojën!"

Pak çaste më pas, mikrofoni iu fik. Megjithatë, ajo nuk u ndal dhe vijoi të fliste, këtë herë duke kritikuar organizatorët për mënyrën se si po menaxhonin situatën.

"Një mikrofon ju kanë dhënë dhe nuk dini ta komandoni. Kaq vlera kini!", u shpreh ajo.

Për disa minuta, vëmendja e protestuesve u zhvendos nga mesazhet e tubimit te kjo përplasje, e cila nxori në pah tensionet e krijuara gjatë fjalimeve. Episodi u zhvillua përpara të pranishmëve dhe u shoqërua me reagime nga turma.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Sulm SHBA-së dhe BE-së: Krijuan SPAK, po na godet pas shpine! Shpalosen të tjera kërkesa, Gjeka: Fond për menaxhimin e pasurive në bregdet