Zehra Haduti, e bija e Ikballe Berisha-Haduti, e cila u shpall sot non-grata nga Shqipëria, nga qëndrimet e saj duket se është edhe më ekstremiste se nëna e saj, në raport me vendet aleate të Kosovës e Shqipërisë.
Para disa vitesh, Zehra Haduti ka studiuar në Iran dhe asokohe ajo kishte shprehur qëndrimet e saj në raport me Amerikën dhe Izraelin.
Në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, e cila është realizuar para një dekade, ajo ishte zotuar për të luftuar Izraelin dhe SHBA-të.
“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri. Unë studioj në Iran. Tashmë jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin Islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend Islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëj diçka në vendin tim, pas kësaj konference. Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën", deklaroi ajo gjatë intervistës.
Ky vendim është marrë një ditë pasi u publikuan fotografi të Hudutit në protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë.
Komente










