TIRANË - Zhani Çakuli, djali i Filip Çakulit, do të jetë drejtori i ri i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pas dorëheqjes së Luneda Sufali, e emëruar në këtë post prej tetorit të vitit 2013 kur qeveria "Rama" erdhi në pushtet.
Shqiptarja.com mëson se Sufali ka marrë lejen e lindjes në shtator, dhe gjatë kësaj periudhe ka marrë edhe vendimin për të mos u rikthyer më në punë, duke paraqitur dorëheqjen javën e kaluar. Nuke dihet motivi i dorëheqjes së zonjës Sufali nga drejtimi i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ashtu sikurse nuk dihet se kush do ta zëvendësojë në këtë pozicion.
Pak kohë më parë Luneda Sufali u përfshi në një debat të ashpër me kryetarin e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, gjatë një mbledhje ku diskutohej projektligji për lojërat e fatit, debat i cili shkoi deri aty sa Xhafaj i kërkoi të largohej nga komisioni.
/Shqiptarja.com