TIRANË- Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanë pësuar një rritje krahasuar me 3 ditët e kaluara, për rrjedhojë, sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon sot. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.
Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta.
Report Tv e ka sjellë në vëmendje herë pas herë mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla. Vetëm pak ditë më parë në vëzhgimin e bërë në terren nga gazetarët, nxënësit ka rrëfyer se janë detyruar që të blejnë vetë rezistenca pasi e kanë të pamundur të mësojnë në temperatura. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi në studion e Report Tv, ku tha se po punohet për të rregulluar këtë problem.
Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1611
Lajme të tjera
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Zhupa kërkon dëgjesë me drejtorin e RTSH-së: Peza të japë shpjegime për shkarkimet nga puna e përdorimin dhe e fondeve
8 Prill, 15:23
-
Hap dyert së shpejti, pamje nga shkolla e re 9-vjeçare 'Zyber Sallaku' në Manzë
30 Mars, 21:42
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)
29 Mars, 16:14
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Dibër, prindërit refuzojnë mbylljen e shkollës Kllobçisht
12 Mars, 18:18
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08