Gjykata e Durrësit ka vendosur 50 ditë punë publike si masë sigurie për Orialda Kajtazin dhe detyrim paraqitje për mortën e saj 14 vjeçare. Mesditën e kësaj të mërkure është zhvilluar séanca gjysësore ndaj motrave Kajtazi, ku gjyqtari Fejzo Hysi, ishte zgjedhur nga seksioni i të miturve. 

Nisur nga rrethanat dhe mosha e dy motrave, trupa gjyqësore vendosi të mos i konsideronte si të pandehura, por ti lejoje që të ndjekin shkollën. Gjatë seancës dy vajzat kanë shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur në muajin korrik, ku pasi helmuan prindërit, vodhën dhe dogjën banesën e tyre. Me pas dy adoleshentet u arratisën për rreth një muaj nga shtëpia.

Dy të miturat i kanë kërkuar ndjesë familjes së tyre për gjithçka ka ndodhur, ndërsa mësohet se vetëm 14 vjeçarja është kthyer në banesë. Ndërsa Orialda vijon të jetojë ne një rezidencë për të mitur në Tiranë. Po ashtu mësohet se babai i dy vajzave për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën e kanë dërguar këtë familje, dy vajzat e tij, ka marrë rrugën e emigracionit në Greqi.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)