Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duket se e ka marrë me shumë sportivitet humbjen që partia e tij pësoi në zgjedhjet e djeshme dhe njëjtë si presidenti Meta ka postuar foto nga ngjitja në malet e Kosovës.

Ashtu si Meta ‘mori’ malet pasi 55 deputetë kërkuan shkarkimin e tij edhe i ashtëquajturi ‘Ramboja’ i Kosovës, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto teksa shfaqet në majën e një mali me një grup alpinistësh.

Të gjithë e dinë pasionin e Haradinajt për ecjen në male, por të gjithë janë habitur pasi vetëm një ditë pas humbjes për të marrë sërish vendin e kryeministrit, ai ka lënë qytetin dhe zhurmën e zgjedhjeve dhe ka nisur ecjen, ndoshta kjo për të harruar disfatën.

Ramush Haradinaj

Haradinaj është ngjitur pikën më të lartë të Kosovës, e njohur si “Maja e Njeriut” në Bjeshkët e Sharrit.

Në zgjedhjet e djeshme, koalicioni i ish-kryeministrit Haradinaj ka marrë  vetëm 11,53% të votave  ose më saktë 90 mijë e 617 vota.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për t’u paraqitur në Gjykatën e Hagës si qytetar i thjeshtë dhe kjo dorëheqje çoi Kosovën në zgjedhje të parakoshme.

Ramush Haradinaj në Bjeshkët e Sharrit