Dha leje për ndërtimin e një kompleksi në bregdet, kallëzohet kryebashkiakja e Sarandës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. IKMT e akuzon kryebashkiaken e PS për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.
Është kallëzuar penalishtë kryetarja e bashkisë së sarandës Floriana Koka e cila akuzohet për shpërdorim detyre dhe falcifikim dokumentash. Report Tv disponon një kopje të kallëzimi që është bërë nga Inspektorati Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Njëkohësisht IKM në kallëzimin penal të datës 29.05.2018 ka kallëzuar edhe Ish kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka por edhe ish-shefin e urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Panajot Gunari.
E gjithë historia nis me një leje për një objket polifunksional 7 katësh të dhënë në dhjetor të vitit 2010 në Zonën e Hoteleri Turizmit, kanali i Çukës, për firmën ndërtuese, Dinamika SHPK dhe e firmosur nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Sarandë Edmon Gjoka. Përshkak të kalimit të afateve është kërkuar rinovimi i lejes së ndërtimit dhe 15 dhjetor të vitit 2017 kjo leje është miratuar.
Por edhe në këtë rast IKMT ka hasur në disa shkelje të karakterit teknik. Njëkohësisht ka ndryshuar edhe kompania ndërtuese emeri i të cilës është DAED shpk. Ndërsa leja e shtyrjes së afateve është firmosur nga kryetarja aktuale e bashkisë së Sarandës Floriana Koka. Sipas IKMT kallëzimi është iniciuar nga një ankes e bërë nga familja Xhaxhiu, por edhe nga Shoqëria Agikons e cila ka ndërtuar një komples multifunksional i njohur edhe si Bougainville Bay, siç shikohet edhe nga pamjet, gropa e hapur për ndërtimin e objektit 7 katësh është para objektit të kompanisë Aginkons.
Në faqen zyrtare të Agikons construksion, është e publikuar edhe Gjiri i Bukenvileve për të cilën kompania në fjalë ka bërë tek Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikimit të dokumenteve". Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës "Daed" sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin "Kompleks multifunksional" në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës.
Njoftimi i IKMT
(Kallëzimi penal ndaj Floriana Kokës)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lefter Maliqi kallëzon në SPAK komisionerët e KZAZ Kuçovë: Të hapen kutitë e votimit! Nëse dal humbës, largohem përfundimisht nga politika
19 Maj 2023, 13:25
-
Kallëzimi 2 efektivëve në qershor, Prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun: S'ka elementë të veprës penale
2 Dhjetor 2021, 18:01
-
'Ligjet i bëj unë dhe vendos unë!' 3 efektivë kallëzojnë Pjerin Ndreun: Doli nga lokali me muzikë e na pengoi të ushtrojmë detyrën! Reagon kryebashkiaku: Barkderra që kalojnë kompetencat
29 Qershor 2021, 12:29
-
Tritan Shehu kallëzon penalisht në prokurori 7 kryetarët e bashkive të qarkut Gjirokastër dhe drejtuesit e institucioneve publike
16 Prill 2021, 10:34
-
Vëllai i deputetit të LSI-së kapet me shkelje të rënda në tendera, SPAK nis hetimet
9 Shkurt 2021, 18:21
-
Pragzgjedhje, PD Durrës padit bashkinë: Shkeli Kodin Zgjedhor për prokurimet publike me koncesionin e varrezave
5 Shkurt 2021, 10:09
-
Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK për Veliajn: Shoqëria aksionare e ndërtimit për interesa personale
5 Janar 2021, 11:50
-
Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Mema nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkatërrim i pronës private! Dosja përcillet në SPAK
27 Dhjetor 2020, 10:49
-
Kolegji 'Turgut Ozal' kallëzon në Prokurori Policinë e Shtetit: Na bastisën zyrat me forcë, pa një vendim Gjykate
10 Nëntor 2020, 11:18
-
'Kallëzim për fshehje pasurie', PD tre kërkesa për SPAK: Në 2 vite zvarriten hetimet për Ervin Bushatin
8 Nëntor 2020, 12:51
-
Përzgjedhja e 60 hetuesve/ Kallëzimi për Komisionin e BKH-së për shkelje, Administrativja cakton datën e shqyrtimit
2 Nëntor 2020, 15:31
-
Gara për 60 hetuesit e 'FBI'-së shqiptare, kandidatët kallëzim penal, BKH: Monitorohemi nga Ndërkombëtarët
28 Tetor 2020, 17:55
Kam qene ne Saranden te bukur me ka pelqye shetitorja dhe vendi por shume ndertime te kota dhe shume pa plane duhet me pak makina ne rruge me shume parqe me shume pasterti Kryetarja ne burg
PërgjigjuE gjith Saranda eshte per tu hedhur poshtë me Juntë ushtarake. Bajgëria e prapambetur neandërtale e shkaterroi me ndërtime të shpifura per 28 vjet duke dhunuar cdo hapsirë, madje dhe mbi trotuarë.
Përgjigju