Kallëzimi 2 efektivëve në qershor, Prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun: S'ka elementë të veprës penale

Kallëzimi 2 efektivëve në qershor, Prokuroria e Lezhës vendos mosfillimin e hetimeve për Pjerin Ndreun: S'ka elementë të veprës penale

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

LEZHW- Prokuroria e Lezhës ka vendodur mos fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektiv policie për "pengim të ushtrimit të detyres". Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penalë, ndaj dhe vendosi mosfillimin e proçedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit Vladimir Gjoka. Këta të fundit u kallëzuan penalisht në prokurori, pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë.

Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin Gjekajn në polici. Përpjekjet e efektivëve për të kryer detyrën në zbatim të aktit normativ të qeverisë mbi masat kundër COVID-19, jo vetëm që nuk u morën në mbrojtje nga eprorët e tyre, por u shoqëruan me një hetim disiplinor me arsyetimin se ata nuk kishin zbatuar urdhrin për t’u larguar nga lokali ku ndodhej Ndreu.

Sipas dokumenteve hetimore, dy efektivët e postës së Shëngjinit, të mbështetur edhe nga një koleg i pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar në Prokurori se mbrëmjen e 24 qershorit, rreth orës 23:14 kanë qenë duke patrulluar me mjetin e policisë në shëtitoren e re në zonën turistike të Shëngjinit, kur kanë konstatuar se tek lokali dëgjohej muzikë përtej orarit të lejuar nga akti normativ. Policët kanë tentuar që të komunikojnë me pronarin e lokalit, Vladimir Gjekaj, por shprehen në kallëzim se ai i ka ofenduar, edhe pse i kanë bërë me dije se po kryenin detyrën dhe se nuk lejohej muzika pas orës 23:00. “Pronari i lokalit u ka thënë se në festë gjendeshin ambasadorë dhe kryetari i bashkisë dhe më pas është larguar, duke refuzuar të ndërpresë muzikën,” thuhet në kallëzim. Ata kanë sqaruar në Prokurori se në këto kushte, kanë kërkuar përforcime nga forcat “Shqiponja”. Sipas kallëzimit, kur forcat “Shqiponja” kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e lokalit, në atë moment ka dalë në skenë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe pjesëtarët e stafit të lokalit që i kanë penguar me forcë të kryejnë shoqërimin.

“Kur ne po përpiqeshim të shoqëronim në komisariat Vladimir Gjekën, ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që t’i shoqëronim në komisariat,” thonin punonjësit e policisë në kallëzim. “Meqënëse përballë nesh u fut kryetari i bashkisë, i cili na tha se ligjet i bëj unë dhe i vendos unë, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr, duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë,” shtohet në kallëzim.

Dokumentet hetimore tregojnë se drejtuesit e policisë së Lezhës, jo vetëm që nuk kanë reaguar ndaj kundërshtimit me forcë të vartësve, por u kanë kërkuar këtyre të fundit që të largohen nga vendi i incidentit. “Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: lëjeni mos u merrni më, largohuni prej aty,” kanë deklaruar policët në Prokurori.

Ndërkohë, pasi lajmi u bë publik në media përmes një statusi  në Facebook, Ndreu i sulmoi policët si “barkderra” dhe i akuzoi ata se kishin tejkaluar kompetencat. Ndreu pretendoi se kishte qenë në një darkë zyrtare “me 15 kryetarë të komunave të Kosovës”, ndërsa shtoi se gjoba do të kishte qenë korrekte, por jo ato që ai i quajti veprime të dhunshme të policisë. Megjithëse dy efektivët e postës së Shëngjinit pretendojnë në kallëzim se kanë kërkuar zbatimin e aktit normativ dhe përmbushjen e detyrës, ata janë përballur me një procedim disiplinor për “shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të policisë”.

Në njoftimin e hetimit disiplinor, sqarohet se dy inspektorët e policisë kanë njoftuar eprorin e drejtëpërdrejtë se në lokalin ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të lejuar, gjendeshin edhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe disa ambasadorë. Aty shtohet fakti se, pas njoftimit të situatës, duke qenë se në atë ambjent zhvillonte aktivitet kryetari i Bashkisë së Lezhës, eprori i drejtëpërdrejtë iu ka kërkuar inspektorëve që të hartonin procesverbalin mbi kundravajtjen administrative sipas ligjit dhe të lëviznin prej aty. “Ju jo vetëm që keni kundërshtuar urdhërin e dhënë në telefon nga eprori i drejtëpërdrejtë, por keni vazhduar të qëndroni në ambjentet e lokalit, duke insistuar që të ndërpritej aktiviteti që po zhvillohej nga kryetari i Bashkisë Lezhë, duke komunikuar jashtë etike qytetare e policore,” thuhej në njoftimin e procedimit disiplinor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2021 01:30

    Si guxuat te padisni kryebashkiakun? Nuk e dini qe kryebashkiaket vetem qendra i rrezon.Aty ku bejne hije mbi toke jane dicka midis nje mbreti dhe nje bajraktari,ose kapedani lokal edhe prokuroret lokale i kane si sejmene.Jam me ju te nderuar police,por aty akoma veprohet me mendesi anadollakesh.

    Përgjigju
  • Mondi: 02/12/2021 21:31

    Vllazeria ndreu si gjithmone lepijne te edi rames dhe me ate gjuhe te ndyre shajne gjith te tjeret

    Përgjigju
  • Tinder: 02/12/2021 18:59

    Ja ketu duket se ligjin e zbatojne me dy standarte. Dhe ne pressim drejtesi te drejte!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit