'IKMT më shumë u padit sesa paditi!' Balla zbulon pse shkarkoi Agim Ismailin! Kreut të ri Hoxha i kërkon plan kontrolli brenda javës
Taulant Balla dhe Kryeinspektori i ri i IKMT-së, Ervin Hoxha
Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të IKMT-së, Ervin Hoxha duke kërkuar nga ai ta çojë institucionin në një nivel më lart, sa i takon mbrojtjes së ambientit.
Balla shprehu dhe pakënaqësinë ndaj Agim Ismailit I shkarkuar pasi qëndroi vetëm 8 muaj në këtë pozicion.
“Vendosni sankione dhe kërkoni fillimin e procedimit penal ndaj çdo shkelësi ligji qofshin sipërmarrës kompani ndërtimi apo qytetarëve të zakonshëm. Për fat të keq kam konstatuar gjatë këtyre 130 ditëve në krye të ministrië së Brendshme një fakt të papranueshëm. Janë më të shumta procedimet penale ndaj inspektorëve të IKMT sesa kallëzime që IKMT ka bërë për vepra penale në fushën e mbrotjes dhe mjedisit. Kjo nuk mund të tolerohet për askënd.
Balla foli dhe për hartimin e një plani konkret të kontrollit të territorit në çdo cep të Shqipërisë nga Kopliku në Konispol për të kontrolluar çdo lloj abuzimi.
“Plan i ri do të përgatitet brenda javës së ardhshme për një kontroll të detajuar të të gjithë territorit që të kemi mundësi që të kemi raport të qartë të cdo lloj ndërtimi në Shqipëri" tha Balla.
Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës.
Agim Ismaili u shkarkua më 16 nëntor 2023, tetë muaj pasi mori detyrën dhe në vend të tij u emërua Ervin Hoxha pasi ky i fundit u lirua më 22 nentor nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.
Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
27.6%
-
Pak
39.8%
-
Aspak
32.6%
Vota total: 2137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendëson Taulant Ballën, kush është ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha
28 Korrik, 14:59
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik, 07:33
-
IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat
17 Korrik, 16:32
-
VIDEO/ IKMT aksion në në Bypass-in e Vlorës, prish kjoskat dhe objektet pa leje
29 Qershor, 11:48
-
Vlorë/ Në mes të sezonit turistik, IKMT aksion në zonën e Radhimës, fadromat prishin ‘Beach Bar-e’! Priten të shemben 50 objekte
26 Qershor, 09:49
-
Kallëzohet kreu i IMT Shkodër, në skenë del edhe Luiz Ejlli, kërcënoi zyrtarët për të mos shembur ndërtesën në Shirokë! Inspektori: E ndërtonin Bajrat! Lirohen nga detyra
18 Qershor, 10:30
-
Kërkoi 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil, mbetet në ish përgjegjësi i IKMT-së, Sarandë
21 Maj, 16:09
-
Avionë pa pilotë të Forcave Ajrore në Kuçovë në dispozicion të policisë e IKMT-së
20 Maj, 20:41
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022 në Lushnjë, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së
28 Mars, 09:11
-
Zbardhet dosja, si u falsifikua dokumenti i inxhinierëve dhe si u ndërtua e legalizua hoteli 7-katësh i ish-drejtorit të ALUZINI në Sarandë
21 Mars, 17:26