Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Ditën e sotme, inspektorët dhe punonjësit janë zhvendosur në bashkinë e Himarës.

Mësohet se IKMT po përgatite për të prishur një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në bashkinë e Himarës.