TIRANË- Rreth 231 milionë lekë është vlera e kontratave të fundit të lidhura nga Ministra e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT, për medikamente, kite dhe pajisje mbrojtëse për COVID-19.
Për blerje ilaçesh antineoplastik dhe immunomodulator, Tocilizumab 400mg/20ml” për nevojat e QSUT-së për situatën anti-COVID -19, ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratën me një shoqëri farmaceutike me një fond 25 milionë lekë.
Po ashtu vetë QSUT ka lidhur një kontratë me një kompani për “Furnizimin e nevojave emergjente për një periudhë 90 ditore me mjete për mbrojtje personale për përballimin e situatës COVID-19”, me afat 12 muaj. Procedura e ndjekur ishte me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, dhe me një fond limit 132,8 milionë lekë pa TVSH.
Ndërkohë spitali COVID-2, ‘Shefqet Ndroqi’ ka lidhur një kontratë me një kompani në sektorin e farmaceutikës për “Blerje artikujsh për masa mbrojtëse personale për përballimin e situatës emergjente COVID-19, për një periudhë 90 ditore”, me fond limit 73,7 milionë lekë pa TVSH, po me procedurën negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
Ndërsa ISHP ka hapur një tender me fond limit 10.3 milionë lekë të ndarë në 3 lote me objekt blerje reagente për kryerjen e testimeve për Covid – 19, dhe do të jetë me afat 1 vit.
Nga ana tjetër një tender me fond limit prej 14 milionë lekësh për Blerjen e materialeve konsumi mjekësore rutine për kryerjen e testimeve për Covid – 19, i hapur nga Instituti i Shëndetit Publik, është anuluar për shkak se asnjë nga ofertë e paraqitur nuk përputhej me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16